Flash

Cassano, i fyen të gjithë: "Leao nuk është fenomen, e ka by**ën në kokë"

Lapsi.al 4 October 2022
Cassano, i fyen të gjithë: "Leao nuk është fenomen, e
Që Rafael Leao është një djalë që i pëlqen ta përballojë jetën me pak lehtësi, dihet: mjafton ta shohësh të qeshë, të lëvizë, të këndojë. E kështu, edhe kur sulmohet drejtpërdrejt, portugezi gjen një mënyrë për të buzëqeshur, pa u inatosur shumë. Këtë herë ishte Antonio Cassano ai që e vuri në shënjestër, duke folur për Bobo TV në Twitch. "Fantantonio" përdori fjalë ofensive ndaj lojtarit të Milan: "Po çfarë fenomeni!? Ai nuk është një lojtar që bën diferencën, ai ka by**ën në kokë. Rashford dhe Sancho janë më të fortë." Lexo më tej: Cassano kundër Allegrit: “Çfarë k**in ka që bërtet? Shkatërroi tre lojtarë. Vlahovic? U fik që tani” Barezi pastaj e plotësoi konceptin e tij: "Mund të jetë edhe më i miri në kampionatin tonë, por Serie A është liga e pestë në Evropë. Bën diferencën me Empolin, Fiorentinën dhe Bolonjën, por në Champions League është diçka tjetër. Për mua ai mund të qëndrojë të bëjë pankinën për Coman apo Luis Diaz”. Reagimi i Leao? Një e qeshur e madhe. E postuar në formën e emoji-t në profilin në Instagram të Gazzetta dello Sport, e cila me një postim ka raportuar frazat e Cassanos.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI