Edi Rama e ka nisur sot ditën në Facebook me një urim për ditëlindjen e pararadhësit të vet Fatos Nano. "Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua"
.

Ky urim i përzemërt është në vazhdën e një faze të re pajtimi mes dy njerëzve që kanë drejtuar partinë më të madhe të së majtës. Edhe më parë, në shtator të 2020, Rama i shkroi paraardhësit një letër të gjatë urimi që shprehte marëdhënien e ngjashme të asaj mes dy njerëzve që "prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë".
Ndërkohë përpos këtyre shkëmbimeve publike ky pajtim është shoqëruar edhe me shkëmbimin e favoreve reciproke. Nano ka bërë thirrje për të votuar PS-në e Ramës madje duke dalë në Opinion para zgjedhjeve dhe duke sulmuar pas kaq kohësh Metën (me të cilin kish dalë përkrah kundër Ramës disa kohë më parë) dhe duke i kujtuar të shkuarën Berishës. Ndërsa Rama i kishte kthyer 'nderin" me një leje të begatë ndërtimi në zonën mbrapa TEG-ut.
Lexo me tej:
Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar
Ashtu siç bëri dhe sot Rama filloi ta konsideronte Nanon si këshilltarin e vet numër 1. "Unë kam fatin se të kam ty, kurse kur ti ke qenë në vendin tim, nuk ke pasur me këtë të këshillohesh" shkroi ai në një letër.
Po sa e sinqertë është kjo piruetë 180 gradëshe dhe sa reale janë vlerësimet e Edit për përgjegjshmërinë dhe kapacitetin Fatosit?
Për ti'u përgjigjur kësaj pyetjeje Lapsi.al i është referuar atyre që vetë Rama thotë në librin e tij "Kurbani". Kjo për faktin se ai është shkruar në vitin 2011, pra 6 vite pasi Nano kishte dhënë dorëheqjen, dy vjet pasi ai nuk ishte më deputet dhe një rival në jetën aktive politike.
Pra skicimi që Rama i bën tek "Kurbani", është i zhveshur nga krahasimet me Robert Çamçakizin, personazhin qesharak të një filmi të realizmit socialist, që vërsillej me duar në xhepa si parazit në kantjer. Ai nuk ka më konotacionin ditor të luftës politike që shpesh i bënë protagonistët të thonë edhe ndonjë fjalë më tpër sesa mendojnë.
Memet për Nanon/ Ç’tha për Ramën, Berishën dhe Metën
E megjithëatë edhe nga këtu, nga ftohtësia e njeriut që hedh në letër kujtime që është shumë e ndryshme nga ajo e sfidantit që ndodhet në betejë, Edi Rama i vizaton një portret tallës, denigrues dhe me aspak vlerësim, Fatos Nanos.
Në "Kurban" Nano përshkruhet si një njeri "me natyrë prej aventurieri gjysëm romantik e gjysëm marifetçi, i dashuruar me veten si askush...i pa lexuar, i vetësigurtë në shfaqe e i luhatur në brendi... i zellshëm për të mos dëgjuar asgjë serioze, sa i dhënë pas pushtetit të tij mbi të tjerët, aq i papërgjegjshëm për shpërdorimin e pushtetit të marë nga të tjerët" (faqe 61).
Duke shtuar se brendja familjes së madhe të socialistëve, ai vetë, Rama pra, e ka të vështirë të gjejë ndonjë kritik më të fortë sesa vetja kundër qeverisjes së Nanos (faqe 247) ai bën një krahasim mes dy liderve historikë të partive të mëdha: "Qeveria e Fatosit mblidhte urrejte ngaqë nuk dinte ti bënte gjërat siç duhet, por nuk mbillte urrejtje, ndërsa qeveria e Saliut mbledh urrejtje ngaqë nuk i bën gjërat siç duhet" shkruan ai në një paragraf ku shton se Fatosi ia punoi keq vetes dhe Shqipërisë.
18 vjet më parë/ Letra e Fatos Nanos, si e shkruar sot nga Edi Rama
Kur përshkruan përdorimin që Sali Berisha në pushtet i bëri Fatos Nanos, kundër Ramës dhe gjithë socialistëve kryeministri aktual nxjerr gjithë mllefin, cinizmin dhe përçmimin e tij për paraardhësin. Ao flet për "perversitetet e kthyera në instrumenta të luftës politike", që në fillim ia zbehën respektin të cilin ia rrënoi përfundimisht "flirti i tij mendjelehtë e zvjerdhës deri në shpërfytyrim me Saliun, që e çoi në pikën e hallit, ku s'di të ketë përfunduar ndonjë herë ndonjë nga liderët e dy forcave politike të një vendi, duke parë syhapur ëndra me këna e krëhër në dorë, para pasqyrës së qenefit të kundërshtarit politik" (Faqe 59).
Pikërisht ky Nano, që përfundoi si "karrem në harremin politik të Saliut", që krijoi një "të majtë që s'ishte e majtë, por hibrit mes të majtës e muhabetit për muhabet" ,një narciz që rregullon ato pak flokë të lyera me krëhër para pasqyrës, aventurier, marifetçi, i palexuar, e e me luhatje të brendëshme, është Fatosi që përshkruhet si personazh tek "Kurbani".
Pandaj, vetëm duke iu kthyer këtij libri të shkruar në 2011, ne mund të kuptojmë më lehtë se sa e sinqertë dhe reale është dashuria e sotme mes dy politikanëve socialisë. Prej këtej mund të zgjidhet kollaj edhe dilema, se me sa seriozitet i pret Rama këshillat e paraardhësit, apo thjesht e përdor "si karrem për harremin" e vet, ashtu sikurse thoshte dikur për Berishën.
©Lapsi.al
Ç'thoshte Nano për Ramën ⇓
https://streamable.com/8behkg