Flash

Video/ Dy gola në tre minuta shtesë, Sporting trondit Conten: Inter kthehet në lojë, likuidon Plzen

Lapsi.al 13 September 2022
Video/ Dy gola në tre minuta shtesë, Sporting trondit Conten: Inter

Spektakël në dy ndeshjet e para të mbrëmjes së Champions League, për raundin e dytë të katër grupeve të para. Befasia e madhe erdhi nga Lisbona, ku Sporting siluroi me dy gola në tre minutat shtesë favoritët e Tottenham, duke shokuar Antonio Conten. Sukses i thjeshtë për Inter, 2-0 kundër Viktoria Plzen, rezultat që e lë tashmë direkt të interesuar për ndeshjen tjetër të grupit Bayern-Barcelona.

INTER 2-0 VIKTORIA PLZEN

Në javën e dytë të grupit C të Ligës së Kampionëve, Interi rikuperon humbjen në shtëpi ndaj Bayern Mynih dhe mposht 2-0 Viktoria Plzen, duke fituar pikët e para në Europë. Ndeshje me sens unik, me zikaltrit padronë të fushës. Në minutën e 20' Dzeko zhbllokoi ndeshjen me një asist të Correas. Pas një orë lojë çekët mbetën me 10 lojtarë për përjashtimin e Bucha (faull i rëndë ndaj Barella) dhe në kundërsulm, në minutën e 70-të, Dumfries mbylli ndeshjen i shërbyer nga boshnjaku.

SPORTING 2-0 TOTTENHAM

Sporting bëri goditjen e madhe, duke fituar përballjen e kreut të grupit D me Tottenham, me rezultatin 2-0. Në Lisbonë, ndeshja u vendos në fund: në të 90-ën, Paulinho shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje nga këndi, ndërsa në të 93-ën Arthur Gomes mbylli ndeshjen me një slalom të shkëlqyer në kundërsulm. Me këtë sukses, luzitanët u ngjitën në kuotën e 6 pikëve, duke lënë Spurs të Antonio Contes me 3.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI