Flash

"Unë jam shefi dhe duhet të përmirësoj diçka, komplimente Egnatias": Colella i kënaqur vetëm me pikët

Lapsi.al 20 August 2022
"Unë jam shefi dhe duhet të përmirësoj diçka,

“Egnatia bëri një ndeshje të mirë dhe luajti më mirë se ne dhe e meritoi sipas meje të ishte në avantazh në pjesën e parë. Pastaj në të dytën kemi ndryshuar diçka në aspektin taktik dhe na shkoi më mirë, por ka shumë për të punuar. Sot Egnatia nuk e meritonte të humbte, futbolli është kështu, me raste meriton të fitosh dhe humb, apo e anasjella". Giovanni Colella, trajneri i ri i Partizanit, i ka dhënë kreditet Egnatias, për performancën e bërë, pavaraësisht humbjes 2-1 përballë Partizanit të tij. Italiani në fakt është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij ka qenë larg nga të qenit dominuese, edhe ndaj një ekipi që luan për objektiva minorë: "Eshtë e vërtetë që janë ndeshje të rëndësishme për tu fituar, e ne kemi fituar me zemër dhe me kurajë. Ka shumë për të punuar, marrim tre pikët dhe komplimente Egnatias".

Colella i ka kujtuar të gjithëve kohën e shkurtër që ka në krye të pankinës kryeqytetase: "Unë kam bërë 9 stërvitje me këtë ekip dhe janë shumë pak, jemi ende një kantier i hapur dhe kemi shumë gjëra për të bërë. Sot marrim gjërat e mira që është dëshira për të fituar, zemra që vumë në fushë dhe e marrim këtë me vete nga kjo ndeshje - tha tekniku italian, që ka ngelur në klasë lojtarët e zëvendësuar pas një pjese të parë apatike -. Sot sinqerisht, shumë lojtarë vuajtën se nuk ishin në maksimum dhe ata që luajtën në pjesën e parë nuk është se ishin kaq të këqinj. Për fat të keq jam unë shefi dhe duhet të mundohem të përmirësoj diçka”, e mbylli Colella.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI