Flash

"Nuk më pëlqeu asgjë, nuk fitohet pa krijuar": Josa kritikon lojtarët e tij, pas humbjes me Erzenin

Lapsi.al 20 August 2022
"Nuk më pëlqeu asgjë, nuk fitohet pa krijuar": Josa

“Rezultati ishte që humbëm ndeshjen. Kur dy skuadrat janë përballë njëra tjetrës dhe fiton njëra, do të thotë që Erzeni ka bërë punë më mirë se ne". Mirel Josa nuk gjen justifikime për humbjen në debutim të Vllaznisë së tij 1-0 në shtëpinë e shijakasve, duke inistuar se nuk bëhej fjalë për asnjë nënvleftësim: "Më vjen keq që u pësua goli në atë mënyrë, ishte goditje e mirë e atij që e shënoi. Por, përveç defekteve që ne kishim, nuk ditëm të reagojmë, luajtëm shumë ngadalë në ndërtimin e aksioneve dhe shumë në zona të cekta të kundërshtarit. Ky ishte problemi, nuk mund të fitohen ndeshjet pa krijuar".

Merkato në këtë pikë bëhet themelore për skuadrën shkodrane, kur kanë mbetur ende ditë për të manovruar: "Nuk mund të them tani që merkato me 1-2 lojtarë do na rregullojë. Problemi është që me këtë gjendje që ne kemi, e stërvitshmëri që kemi, sot nuk më pëlqeu as egoja e skuadrës time. Merkato është diçka tjetër, nëse mund të vijë diçka shumë e mirë në këto momente, mund të merret - shpjegoi tekniku kuqeblu, duke tentuar të mos përmendë fjalën titull -. E kam thënë që nuk dilet kampion që në fillim të kampionatit, po flitet shumë për mënyrën se si skuadra do të dalë kampion. Por problemi është që kur ndodh që në fillim, pa nënvlerësuar Erzenin që luftoi me shpirt dhe e dha shpirtin në fushën e lojës, kur ndodh në fillim duhet të jemi me këmbë në tokë. Ndeshjet vështirësohen, skuadrat rritin nivelin, ne do të punojmë të arrijmë nivelin tonë individualisht e kolektivisht".

Një sqarim Josa ka dhënë edhe për Bulatoviç e Aralicën: "Janë pjesë e skuadrës. Aralica ka lëvizshshmëri të mirë, por në momentin që ka dy javë që nuk merr pjesë në stërvitje, ndaj ke vështirësi të bazohesh te ky lojtar. Bulatoviç ka një hematomë, kështu që normalisht që presim shumë këta lojtarë, në momentin që i kam besuar e i kam mbajtur në skuadër”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI