Flash

Erzeni i njëmijë problemeve thyen Vllazninë: pretendimet për titull të Josës goditen keq në debutim

Lapsi.al 20 August 2022
Erzeni i njëmijë problemeve thyen Vllazninë: pretendimet për

Nga Universitatea Craiova te Erzeni rezultati është i njëjti: humbje. Vllaznia e nis keq sezonin e ri dhe pas daljes nga Europa sheh ambicjet e titullit t'i komplikohen që në javën e parë të kampionatit, i mundur 1-0 në shtëpinë e Erzenit, klubi i njëmijë problemeve, që sapo është ngjitur në Superiore.

Shijakasit e drejtuar nga Xhevahir Kapllani kanë ditur të luajnë shanset e tyre, duke dominuar një pjesë të parë, në të cilën shkodranët ishin pothuaj inekzistentë. Avantazhi për Erzenin erdhi në minutën e 22’ me Alan Rodrigez, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Zogovic nuk mund të bënte asgjë, por as skuadra e tij, për të evituar një humbje të sikletshme, të një pretendenti për titull kundër një skuadre të menduar se do të luajë për mbijetesë. Asgjë për tu shënuar për skuadrën e Josës, vetëm ndonjë tentativë e ndrojtur e Markut, ndërsa shijakasit u kënaqën të mbronin rezultatin.

Vllaznia nisi që të sulmonte më tepër portën e Erzenit vetëm në fundin e takimit, me Cobën që humbi një rast flagrant. Vendasit u kthyen të gjithë mbrapa në mbrojtje të rezultatit, edhe pse duhet thënë se në 90 minuta ndeshje rastet e krijuara nga ekipi i Josës numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Në minutën e 77 Sadiki i mohoi në vijën fatale golin Cobës, ndërsa edhe në shtesë ndaloi dy herë tentativat kuqeblu.

Pas 19 vitesh, Erzeni rikthehet me një fitore në Superiore, ndërsa ka një përballje tepër të rëndësishme javën e ardhshnme, kur përballë te këtë Kastriotin në transfertë, me krutanët që kanë të njëjtin objektiv me shijakasit. Kalendari vjen në ngjitje tani për Vllazninë, që duhet të përgatitet për sfidën me Kukësin në Loro Borici.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI