Flash

Vrasje e paralajmëruar/ Polici me skaf i merr jetën vogëlushes 5-vjeçare

Lapsi.al 2 August 2022
Vrasje e paralajmëruar/ Polici me skaf i merr jetën vogëlushes

“Bën trimin akoma, shikojeni mostrën si bën trimin akoma” dëgjohen të thonë pushuesit në një video të filmuar pak minuta pasi fëmija 5 vjeç u vra nga goditja e skafit që drejtohej nga ish shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase. “Kërcënoji ata që i vrave fëmijën, kërcënoji, plumbin do hash” dëgjohet të thotë pushuesi duke iu drejtuar Arjan Tases, që vazhdon të qëndrojë mbi skafin që i mori jetën fëmijës.

“Jam unë” dëgjohet të thotë Tase, ndërsa një grua që e shoqëron lutet duke thënë “Ne nuk donim”.

E mitura u vra në bregun e Potamit në Himarë. Rreth orës 14.00, fëmija ishte në bregun e detit, bashkë me prindërit, kur skafi që drejtohej nga polici e goditi për vdekje.

Fëmija ishte nën shoqërinë e prindërve kur mjeti përfundoi në breg duke e zënë poshtë. Arjan Tase aktualisht ishte Shef i policimit në Komunitet në Elbasan, ndërsa ai ka thënë në polici se skafi kishte pësuar një defekt teknik. Por dëshmitarë të ngjarjes thanë se Tase ka tentuar të largohet kur ka parë trupin e pajetë të fëmijës. Ka qenë këmbëngulja e pushuesve që e kanë kapur skafin duke mos e lejuar të largohet, ndërsa i bërtisnin autorit të ngjarjes duke i thirrur “Kriminel”.

Dëshmitare në vendin e ngjarjes ka qenë gazetarja Esmeralda Keta që pas ngjarjes ka tentuar të ngushëllojë disi nënën e vajzës së vogël.

“Do ta kem të vështirë të shkul nga mendja fytyrën e së ëmës se vogelushes, teksa nje kordon i gjate pushuesish shkoi te ngushellonte. E vetmja gje qe mund te benin ishte ti jepnim nje perqafim e ajo mu drejtua, kur pa femijet e mi: “Shijoni njeri -tjetrin. Mos lejoni hallet t’ ju mbysin. Une e humba pergjithmone vogelushen time”. E mbytur ne lot dhe mes asaj dhimbje ajo grua kishte force te na thoshte nje fjale te mire, ndersa ne nuk ia mbrojtem dot vogelushen e saj” – shkruan ndër të tjera gazetarja.

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, dëshmitar në ngjarje tha se kishte parë një tmerr në brigjet e Himarës. “Fjalet ngushelluese,keqardhja shkarkimet nga insitutucionet e shtetit nuk mjaftojne per tragjedine e sotme te Himares ku nje vajze 5 vjecare u coptua ne breg te detit nga nje skaf i dimensioneve te medha dhe nje mjet detar lluksi” tregoi ai.

Vrasja e paralajmëruar

Pak ditë më parë një incident i ngjashëm ndodhi në Jalë, kur një skaf doli nga kontrolli dhe përfundoi mes çadrave të pushuesve. Fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Policia doli me një deklaratë, kreu disa kontrolle. Çifti i dëmtuar mori ndihmën e parë dhe çështja u mbyll me aq. Një javë më parë në Jonufër të Vlorës ndodhi e njëjta gjë. Aty u godit një fëmijë 7 vjeç që mbeti i plagosur por fatmirësisht mbijetoi. Policia sërish vazhdoi me kontrollet dhe deklaratat në media, por duket se situata mbeti e njëjtë.

Kësaj radhe, skafi drejtohej nga një shef policie. Përgjegjësia e autoriteteve u shkarkua në një mesazh në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama

“Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, shkruajti Rama në Twitter./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI