Flash

FOTO/ Piratët kibernetikë nxjerrin të dhënat e iranianëve të strehuar në Manzë

Lapsi.al 29 July 2022
FOTO/ Piratët kibernetikë nxjerrin të dhënat e

Vijon publikimi online i dokumenteve që mesa duket janë marrë nga faqja e e-Albania gjatë sulmit kibernetit të pak ditëve më parë. Faqja “Drejtësi për atdheun” ka nxjerrë së fundmi të tjera dokumente personale që u përkasin disa shtetasve iranianë që qëndrojnë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

Bashkë me publikimin është shpërndarë edhe një mesazh në anglisht që duket se është shkruar një person që nuk ka njohuri të mira të kësaj gjuhe pasi ka gabime të shumta drejtshkrimore.

Pak a shumë në këtë mesazh thuhet: “Pse duhet të shpenzohen pasuritë tona për strehimin dhe financimin e grupit terrorist të Muxhahedin-e Khalq, ndërsa shqiptarët tanë të varfër dhe të privuar ende po vuajnë?

Ushqim dhe strehim falas për mbi 2000 të huaj armiqësorë me një histori të tmerrshme terrori dhe atentatesh? Nuk mund të gjenit diçka më të keqe? Çfarë ju bëri të jeni kaq të pavëmendshëm ndaj njerëzve tuaj? Krimi nuk paguan, as korrupsioni”.

Hakerat kanë publikuar disa karta shëndeti të lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare si dhe dokumenteve të lejes së qëndrimit të lëshuara nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit. Dokumentet janë publikuar më poshtë, por lapsi.al ka fshehur identitetin e tyre. 

Duket se ata që i kanë publikuar të dhënat janë kundërshtarë të muxhahedinëve dhe mbështesin linjën zyrtare të Iranit. Në krahun tjetër autoritetet shqiptare vijojnë të këmbëngulin se të dhënat e shqiptarëve nuk janë cenuar. Edhe këtë të premte drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj foli me garanci se të dhënat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

Në një konferencë të përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe një prej ekspertëve të huaj që punuan për rikthimin në punë të E-Albania, Karçanaj tha se vetëm pak shërbime kanë mbetur pa u rikthyer në punë.

"Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to" tha Karçanaj.

Ndërkohë Balluku ka folur në terma më të përgjithshëm, për djem dhe vajza që kanë luftuar me armikun luftën kibernetike.

"Gjej rastin që ti falenderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që kanë kontribuar... që sot edhe për shkak të kësaj eksperience janë padyshim më sensitiv se kurrë ndaj një lufte me të cilën do të fillojmë të mësohemi" u shpreh Balluku.

Por retorika e luftës dhe falenderimet ndaj ekspertëve nuk e fshehin dot dështimin që pësoi sistemi kibernetik përballë sulmit nga jashtë. Së pari është vjedhja e të dhënave, siç po faktohet dita ditës nga publikimi në faqen e internetit dhe së dyti paralizimi i të gjitha shërbimeve shtetërore, që dëmtuan mijëra qytetarë.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka prokuruar gati 18 milionë euro brenda pak muajsh për përmirësime shërbimesh elektronike. Në Maj hapi një tender rreth 3 milionë euro për përmirësimin e sistemit të gjobave të Policisë Rrugore, një tjetër me 960 mijë euro të hapur për përmirësimin e sistemit të regjistrimit të targave të huaja, ndërsa në fund të prillit dha rreth 600 milionë lekë për mirëmbajtjen e 209 shërbimeve elektronike në portalin “e-Albania”.

Rënies së sistemit në sulmin e parë, qeveria ka vendosur t'i japë përgjigjen e zakonshme; propagandë, propagandë, propagandë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI