Flash

Ballkani i Hapur si "armë" e Rusisë kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian

Lapsi.al 7 June 2022
Ballkani i Hapur si "armë" e Rusisë kundër NATO-s dhe

Bllokimi i hapësirës ajrore për Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov që planifikoi të vizitonte Beogradin nga data 6 dhe 7 Qershor u bë shkak që ai të zbulojë qartësisht se çfarë projekti përkrah Rusia në Ballkan.

Në konferencën për median shtetërore “Rusia 24”, Sergei Lavrov nuk la hapësirë për keqkuptime kur tha se projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nisëm të Serbisë.

Lavrov e dënoi mbylljen e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Mali i Zi si “të paprecedentë” dhe të imponuar nga perëndimi.

Sipas tij, ata që luajnë fijet në Bruksel donin të pengonin Rusinë që të shprehte mbështetjen për Ballkanin e Hapur.

“Duket se ata që luajnë fijet në Bruksel nuk donin në asnjë mënyrë të na jepnin një platformë, ku ne të konfirmonim në kryeqytetin e Serbisë pozicionin e Rusisë mbi problemin e Kosovës dhe problemin e Bosnje Hercegovinës. Ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për nismën e Beogradit për të realizuar projektin e Ballkanit të Hapur në interes të një marrëdhënieje më të fortë dhe më të shëndetshme mes vendeve të rajonit” tha Lavrov gjatë konferencës për mediat.

Sipas Lavrov, NATO dhe Bashkimi Europian duan “ta kthejnë Ballkanin në një projekt të quajtur Ballkani i mbyllur”.

Deklaratat vijnë pas refuzimit të Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera ballkanike ndaj Rusisë.

Nuk është hera e parë që Ballkani i Hapur thuhet se e ka origjinën në Beograd, por për herë të parë projekti i shërben Rusisë si argument kundër NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Më herët, zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE nuk kanë qenë kundër nismave rajonale, por qëndrimi i tyre ka qenë gjithnjë për Procesin e Berlinit.

Ai që ka tentuar të manipulojë me qëndrimet e SHBA dhe BE për Ballkanin e Hapur deri më sot ka qenë Edi Rama. Në një status të vitit 2018, Rama i referohej deklaratave të një zyrtari të lartë të qeverisë gjermane kur shkruante në Tëitter:

"ÇUDI"! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s'pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!"

Po ashtu, edhe në vizitën që bëri në shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama shprehej se SHBA ishte pro Ballkanit të Hapur.

“Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar plotësisht ‘Ballkanin e Hapur’, është 100 % në mbështetje të tij” u thoshte kryeministri gazetarëve.

Pengimi i vizitës së Lavrov për në Beograd, për ta ndalur zyrtarin e lartë rus të japë mbështetjen për një projekt të shumëdebatuar në Ballkan, e komplikon akoma më shumë iniciativën.

Hapja e dyerve për interesat ruse ka qenë një akuzë e hershme që i është bërë projektit të Ballkanit të Hapur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Moska dhe Pekini do të depërtonin më kollaj në një rajon pa kufij përmes Serbisë.

Njësoj edhe Gjukanoviç i Malit të Zi e ka kundërshtuar nismën, që sipas tij tenton të vendosë hegjemoninë serbe në rajon. "Pas kësaj shohim një përpjekje për të shkatërruar sovranitetin e vendeve fqinje”, ka thënë Gjukanoviç.

Ndërkohë, në takimin e Ohrit që mbahet këtë të martë, dyshja Vuçiç-Rama kanë arritur një fitore jo të vogël. Bashkë me ta, në takim do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI