Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

"Gabimet janë karakteriale të skuadrës": Reja shpërthen kundër episodeve të përsëritura

Lapsi.al 6 June 2022
"Gabimet janë karakteriale të skuadrës": Reja

“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, luajtëm dhe pasuam. Në pjesën e dytë kishte një “black out” total. Se edhe kaluam në avantazh, gjetëm golin, por pastaj i dhuruam golin atyre. Ndaj u desh të bënim lojën që deshën të bënin ata". Edoardo Reja nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin 1-1 kundër Islandës, për më tepër mënyrën si u arrit. Gabimi i bërë ndoshta edhe mund të ndoshë, por përsëritja e situatave të tilla e bën teknikun italian ta quajë karakteriale: "Gabimi mund të ndodhë, por në atë moment, duhej të ishim agresivë sa duhej, Ashtu këtë gol nuk e pësonim. Janë të njëjtat gjëra, ka ndodhur e vazhdon të ndodhë. Nuk arrijmë ta përmirësojmë, është aspekt karakterial ndoshta, se çdo top bëhet shqetësues, nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla". "Këto gabime nuk duhet të ndodhin më. Për fat të keq ishim kushtëzuar nga kjo, se po bënin ndeshjen që deshën. Ne duhej të ishim në avantazh dhe do të kishte hapësira, por përfundoi që ata bënë ndeshjen që deshën dhe ne jo”, tha Reja.

Tekniku sqaroi edhe mungesën e aktivizimit të Roshit, në kohën kur mund të tentohej fitorja në fund. E në vend të fierakut u hodh në fushë një mbrojtës si Veseli: "Roshi nuk ishte mirë, se ndryshe do ta vendosja në krah. Sot pasdite kishte një problem se as sot nuk u stërvit. Sot mund të na jepte një dorë por për fat të keq nuk ishte në kushtet e duhura për të na ndihmuar - tha tekniku italian, që vazhdon të mbrojë me fanatizëm skemën e tij pavarësisht se në aspektin ofensiv po vuajmë -. Nuk është çështje skemash, por se nuk ishim si duhet. Unë u mundova të vendosja lojtarë para të fortë fizikisht se para kundërshtarët e merrnin gjithmonë topin në ajër. Hodha Balajn e Vrionin për të parë nëse mund të bënim diçka në lojë fikse. Pastaj manovra ishte si në pjesën e parë se Hysaj ka dalë rreth 10 herë para me ndonjë krosim të rrezikshëm, edhe Balliu. Por nuk konkretizojmë në fazën para. Kjo është pika që dhemb, për fat të keq pasi janë ndeshje ku me më pak vëmendje mund të marrësh rezultat. Nuk ka përfunduar asgjë, por mund të bënim më shumë. Jemi me pikë të barabarta e duhet të shfrytëzojmë ndeshjet në shtëpi, si ndaj Izraelit. Nuk duhet të dështojmë, të mendojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e radhës".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI