Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Bale te Cardiff City ka vetëm një problem: një javë rrogë e uellsianit kalon pagën e gjithë skuadrës

Lapsi.al 6 June 2022
Bale te Cardiff City ka vetëm një problem: një javë

Uellsi bëri histori, edhe me ndihmën e njeriut më përfaqësues. Pasi kualifikoi në fazën finale të Botërorit pas 64 vitesh, sulmuesi është i papunë nga qershori, ndaj dhe duhet të gjejë një ekip. Siç raportohet nga BBC, Cardiff City po shton përpjekjet për të përfunduar firmën me kapitenin e Uellsit, por ka disa pengesa që duhet të kapërcehen.

Bale, 32 vjeç, është tashmë i disponueshëm me parametër zero. Cardiff City është shumë i interesuar për lojtarin, por duhet të gjejë një marrëveshje për pagën dhe perspektivat. Nga pikëpamja financiare, operacioni është i papranueshëm. Bale, në Madrid, fitonte 600,000 paund në javë. Me të njëjtat para dhe të njëjtin periudhë kohe, klubi i kryeqytetit uellsian paguan pagat për të gjithë lojtarët. Natyrisht, Bale është i gatshëm të lejojë një ulje të konsiderueshme page, në kohën kur lëvizja do të kishte një tërheqje të madhe marketingu për klubin.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse edhe perspektivat përputhen. Cardiff po ëndërron për një investim afatgjatë për të tentuar ngjitjen në Premier League me njeriun ikonë të Uellsit. Nga ana tjetër, Bale duket i interesuar për gjashtë muaj ose më së shumti një vit, koha e nevojshme për t'u paraqitur në një gjendje të mirë fizike në Katar. Në këtë kuptim, ai ka qenë gjithmonë shumë i qartë. Ai nuk ka ndërmend të plaket duke luajtur futboll dhe, siç dihet, ka interesa të tjera që nuk përputhen me botën e futbollit.

Për të zhbllokuar situatën, mund të shërbejë një zgjedhje e mundshme jete. Bale në Cardiff është një idhull absolut dhe i padiskutueshëm. Ai ka nisur disa biznese dhe mbi të gjitha ka zgjedhur kryeqytetin e Uellsit për të jetuar, pasi të varë këpucët në gozhdë. Bashkë me gruan e tij ai ka ndërtuar një vilë fantastike në periferi të qytetit. Me faktorin emocional, së fundmi, lidhet edhe një dëshirë sportive. Lidhja me Uellsin ka qenë gjithmonë shumë e fortë. E Bale nuk ka arritur kurrë, në karrierën e tij, të luajë me një ekip nga vendi i tij. Karriera e tij e çoi menjëherë në Angli, ku veshi fanellat e Southampton dhe Tottenham, përpara se të nisej për në Madrid.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI