Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Gjesti heroik i Cancelos për një fëmijë autik, e ëma: “E mbrojti ai djalin tim”

Lapsi.al 6 June 2022
Gjesti heroik i Cancelos për një fëmijë autik, e ëma:

E ëma e një tifozi të vogël të Manchester City tregoi për ndihmën e Joao Cancelos ndaj djalit të tij, i cili gjatë pushtimit të fushës për festimin e titullit të klubit anglez, u nda nga babai dhe rrezikoi të shkelej nga turma. Pas fitores me përmbysje 3-2 ndaj Aston Villas, me të cilën Manchester City u bë kampion i Anglisë, shpërtheu pushtimi i fushës së Etihad. Gjatë festimeve, vogëlushi Ollie Gordon, një fëmijë i prekur nga autizmi, e gjeti veten të hutuar dhe të frikësuar në mes të turmës brohoritëse dhe në ndihmë i erdhi Cancelo. Prindërit e Ollie donin të tregonin se çfarë ndodhi dhe të falënderonin publikisht futbollistin portugez për gjestin e bukur.

Lauren, e ëma e fëmijës thotë: “Ollie nuk është i vetëdijshëm për rreziqet që mund të marrë, kështu që sapo pa tifozët të hynin në fushë ai filloi të vraponte gjithashtu. Ishte i tmerruar, më pas pa Cancelon dhe shkoi drejt tij. Joao e tërhoqi pranë vetes, i dha një puthje në ballë dhe e përqafoi si bën një ari për ta mbrojtur. Njerëzit shtynin, por ai e mbrojti atë”.

Më pas e ëma theksoi frikën e Ollie: “Djali im ishte i tmerruar, nëse nuk do të kishte qenë Cancelo do të ishte shtypur nga tifozët. Edhe ai vetë më tha 'mund të kisha vdekur'. Por Cancelo mbërriti për fat të mirë. Hoqi krejtësisht mendjen nga festimet për t'u kujdesur për këtë djalë të vogël me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. Por ai e kuptoi problemin, pa të im bir do të ishte shkelur. Nuk kam fjalë ta falënderoj”.

Një histori me një fund të lumtur që prindërit donin ta tregonin: “Shpesh jemi shumë të shpejtë për t'u ankuar në gazeta për gjëra që nuk po shkojnë mirë dhe nuk na intereson të nxjerrim në pah gjëra të bukura si kjo. Cancelo ishte lojtari i dytë i preferuar i djalit tim Ollie, sot mund të them se ai është i preferuari i tij absolut”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI