Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Video/ Gara për mbretin e golave: Messi bën pesë në një miqësore, Ronaldo forcon kryesimin

Lapsi.al 6 June 2022
Video/ Gara për mbretin e golave: Messi bën pesë në një

Pavarësisht nëse është një ndeshje vendimtare apo një ndeshje e thjeshtë miqësore kundër një kundërshtari shumë modest, nuk ka ndonjë ndryshim të madh për Lionel Messi, që shtyhet përpara në kërkim të një kontakti me rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo për fronin e mbretit të golave. Kështu, edhe të dielën e qershorit, kampioni i PSG-së gjeti mënyrën për të përfunduar në kopertinë duke shënuar 5 gola në një ndeshje miqësore ndaj Estonisë, të luajtur në Pamplona të Spanjës.

Messi shënoi në minutën e 9-të me penallti, më pas përfitoi nga një asist i Papu Gomez në minutën e 45-të. Trisi mbërriti në fillimin e pjesës së dytë, pas pasimit të Molinës, ndërsa më pas erdhi një tjetër dygolësh në 71' dhe 76'.

Me pesë golat e shënuar ndaj Estonisë, Messi bën një kapërcim të madh në renditjen e golashënuesve më të mirë me kombëtaret dhe kërcen në këmbët e podiumit (86 gola). Në krye, rrit kryesimin Cristiano Ronaldo, i cili ka arritur në kuotën 117 falë dygolëshit të shënuar ndaj Zvicrës. Pas portugezit janë iraniani Alì Daei (109) dhe malajziani Mokhtar Dahari (89).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI