Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Video/ Franca 'ngec' përsëri, Rabiot nuk mjafton: Kazakistani befason Sllovakinë

Lapsi.al 6 June 2022
Video/ Franca 'ngec' përsëri, Rabiot nuk mjafton:

Franca nuk arriti të kalojë Kroacinë dhe u desh të kënaqet me një 1-1 në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Në grupin 1 të Ligës A, lojtarët e Deschamps zhbllokuan ndeshjen në minutën e 52-të me golin e juventinit Rabiot, i aftë të ndiqte pasimin e Ben Yedder dhe të shënonte me të majtën. Megjithatë, i porsaardhuri Kramaric siguron dhe shënon penalltinë në minutën e 83', që fiksoi shifrat në 1-1, duke zhvendosur Maignan. Në Ligën B, përfundon në 1-1 mes Islandës dhe Shqipërisë, ndërsa në Grupin 3 të Ligës C Kazakistani bafasoi në shtëpi Sllovakinë.

LIGA A

Franca iluzionoi por nuk e kalon dot Kroacinë në ndeshjen e madhe të mbrëmjes së Ligës së Kombeve. Francezët nuk shkuan përtej barazimit 1-1, duke u arritur nga penalltia e Kramaric në të 83', pasi ishin në avantazh në pjesën më të madhe të pjesës së dytë. Deschamps vendosi t'u japë hapësirë shumë linjave të dyta dhe mbajti Mbappé dhe Benzema në pankinë, së bashku me yjet e tjerë të kombëtares së Gjelave. Nga ana tjetër, kroatët provuan opsionet e tyre më të mira dhe iu afruan avantazhit me Budimir. Në fund të pjesës së parë francezët impenjuan dy herë Livakoviç, fillimisht me Diaby dhe më pas me Tchouameni. Megjithatë, avantazhi i bluve erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Rabiot, në asistin e Ben Yedder. Kroacia e pati të vështirë të shkundej, të paktën derisa Modric shpiku një të majtë të bukur nga jashtë zonës, mbi të cilin fluturon Maignan. Griezmann humbi dyfishimin në kundërsulm dhe kroatët nuk falën: i porsaardhuri Kramaric mori një penallti dhe e transformoi duke zhvendosur Maignan për 1-1. Barazimi i mban të dyja skuadrat në fund të renditjes në grup.

LIGA B

Në grupin 2, Islanda dhe Shqipëria barazuan 1-1. Në Reykjavik, miqtë zhbllokuan ndeshjen pas gjysmë ore me Seferin, por vula e Thorsteinsson pas 4 minutash të pjesës së dytë riktheu barazinë, e cila mbeti deri në fishkëllimën e fundit. Islanda e para me dy pikë në dy ndeshje, Shqipëria bashkohet me Izraelin me një (me vetëm një ndeshje të luajtur secila).

LIGA C

Kazakistani kaloi në krye në Grupin 3, duke fituar 1-0 ndaj Sllovakisë. Mjafton një gol i Darabayev në asistin e Astanov në minutën e 26-të për ta shtyrë skuadrën kazake në 6 pikë, duke u shkëputur pikërisht nga sllovakët në krye. Arratia lehtësohet edhe nga 0-0 pa ritëm mes Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit, të dyja në fund me nga një pikë.

LIGA D

Letonia fitoi ngushtë kundër Lihtenshtajnit dhe mori kryesimin e vetmitar të Grupit 1. Balltikët gjetën tre pikët me golin e Zjuzins në minutën e 73-të dhe shkëputen nga Moldavia, e ndaluar në 0-0 në Andorra pasi luajtën pjesën e dytë me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Stina në minutën e 43-të.

UEFA Nations League League A: Group 1

Croatia 1-1 France

UEFA Nations League League B: Group 2

Iceland 1-1 Albania

UEFA Nations League League C: Group 3

Belarus 0-0 Azerbaijan

Slovakia 0-1 Kazakhstan

UEFA Nations League League D: Group 1

Latvia 1-0 Liechtenstein

Andorra 0-0 Moldova

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI