Flash

Leao kushton 150 milionë euro: shfaqet klauzola në kontratën e portugezit, që duhet të dëmshpërblejë Sporting

Lapsi.al 24 May 2022
Leao kushton 150 milionë euro: shfaqet klauzola në kontratën e

Rafael Leao ishte protagonisti kryesor i ecurisë së shkëlqyer të Milanit drejt titullit të 19-të dhe është normale që emri i tij të ketë përfunduar në listat e klubeve të mëdhenj të futbollit europian. Milan, megjithatë, është i sigurt se do të arrijë një marrëveshje me djaloshin për të zgjatur kontratën deri në vitin 2026, edhe falë një klauzole të zgjidhjes së saj prej 150 milionë euro, të pranishme në marrëveshjen e tij aktuale, siç zbulohet nga Calciomercato.com.

Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2024 dhe parashikon një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon, shifër kjo që nuk përligj vlerën dhe rëndësinë e lojtarit, i cili ka përfunduar në qendër të vëmendjes së klubeve europiane. Konfirmimi i Mbappe te PSG dhe ardhja e mundshme e Dembélé ulin rrezikun e pistës franceze, por opsioni Premier League mbetet shumë i fortë: Manchester City ka bërë një sondazh në muajt e fundit dhe kushërinjtë e tyre të United janë gjithashtu në dritare, duke pritur. Kuqezinjtë janë gati të rrisin ofertën deri në 4.5 milionë, por vetëm pas mbylljes me RedBird do të rifillojnë negociatat për qëndrimin e xhevahirit 22-vjeçar luzitan.

LEAO DUHET TË DËMSHPËRBLEJË SPORTINGUN

Siç raporton Record, pas dy shtyrjeve, Gjykata e Milanos ka vendosur orët e fundit për cështjen e njohur mes Rafael Leaos dhe Sporting Lisbonës, me lojtarin kuqezi që duhet të dëmshpërblejë klubin e tij të vjetër me 16.5 milionë euro (shifër që, me interesa, do të shkojë përtej 20 milionëve): sulmuesi i Milanit në fakt duhet të paguajë 20% të pagës së tij për ekipin portugez çdo muaj (aktualisht ai fiton 1.5 milionë në sezon, pra po flasim për një shifër rreth 300 mijë euro). Historia daton në vitin 2018, kur lojtari u transferua te Lille, duke përdorur arsyen e duhur. Por gjykatat portugeze dhe CAS nuk i kanë dhënë të drejtë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI