Flash

Video/ Prezantim fantastik i topit të finales së Champions: do të dalë në ankand pas Liverpool-Real Madrid

Lapsi.al 24 May 2022
Video/ Prezantim fantastik i topit të finales së Champions: do të
Një video fenomenale për të zbuluar topin zyrtar të ndeshjes finale të Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Adidas ka menduar deri në detaje për topin që do të ketë një rrugëtim që nuk përfundon me 90 apo 120 minutat e sfidës në Paris. Kompania ka dizenjuar edhe një mesazh 'paqe' në referencë të qartë të luftës në Ukrainë. Topi nuk është në dispozicion për blerje, por do të dalë në ankand në përfundim të finales e të ardhurat nga shitja që do t'i shkojnë UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Përveç fjalëve 'paqe' në anglisht dhe ukrainisht, edhe konturet janë gjithashtu qëllimisht të bardha dhe jo me ngjyrë, sinonim i paqes, unitetit dhe neutralitetit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI