Flash

Aluduan për presion politik, Mbappé shpjegon motivet e refuzimit për Real Madrid: "Çështje ndjenjash"

Lapsi.al 23 May 2022
Aluduan për presion politik, Mbappé shpjegon motivet e refuzimit

Një hap larg Realit, më pas një prapaktheu i papritur dhe rinovimi marramendës me PSG-në për tre vitet e ardhshme. Kylian Mbappé tronditi botën e futbollit me firmën e tij dhe pak ditë pas qëndrimit zyrtar në Paris, u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi. "Vitin e kaluar doja të largohesha - pranoi Mbappé në konferencën për shtyp - por gjërat ndryshojnë. Vendimin e mora javën e kaluar dhe para se të telefonoja Florentino Perez, të cilin për respekt e kontaktova personalisht".

Shifrat dhe modalitetet e marrëveshjes së re kanë çoroditur disi operatorët e sektorit, mes të cilëve ka pasur edhe nga ata që hipotezuan diçka më shumë sesa rolin e lojtarit të thjeshtë për Mbappe, me fuqi vendimmarrëse mbi trajnerin, drejtuesit dhe shokët e skuadrës. "Unë nuk shkoj përtej rolit tim dhe jam pjesë e ekipit - u përgjigj Mbappe -. Më pëlqen të flas për futbollin, por do respektoj rolin tim. Ka një aspekt sentimental pas zgjedhjes sime. Historia ime këtu nuk ka mbaruar, mund të shkruajmë shumë faqe të tjera së bashku”.

“Vendimi u mor javën e kaluar. Nuk e thashë sepse klubi nuk donte, deshte ta mbanim sekret, të ishte një surprizë. Vendimin e mora para se të telefonoja Florentino Perez: kam shumë respekt për të dhe për Realin. Ata donin të më bënin të lumtur dhe unë i falënderoj për këtë dhe kështu doja t'i flisja personalisht për vendimin tim për respekt".

Nga ana e tij, presidenti Nasser Al-Khelaifi bëri disa sqarime. "Paratë për Kylian nuk janë gjëja më e rëndësishme. Projekti sportiv është i pari. Ai nuk bëri kërkesa të veçanta - tha ai -. Ne thjesht mbajmë lojtarin më të mirë në botë në kampionatin tonë. Sot ndërtuam diçka shumë të fortë me të dhe familjen e tij”. Për shifrat e marrëveshjes së re: "Nuk i kemi zbuluar asnjëherë shifrat e kontratës së një lojtari dhe nuk do ta bëjmë. Pse ky investim? Sepse ai është lojtari më i mirë në botë".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI