Festë e dyfishtë për Milanin, i cili me fitoren e titullit kampion, pas vazos së katërt të sezonit të kaluar kthehet në Champions League nga porta kryesore dhe në shortin e 25 gushtit do të jetë kokë grupi. Befasi e dyfishtë ndërkohë për Interin: vitin e kaluar në vazon e parë, pas triumfit në kampionat e tashmë i zbritur në të tretin, me një short që rrezikon të jetë shumë i komplikuar. Vazo e tretë edhe për Napolin, i cili për herë të shtatë në epokën e De Laurentiis do të jetë në fazën e grupeve, ndërsa Juventusi do të jetë në vazon e dytë dhe mund të shpresojë për një short më të butë.
VAZO E PARË - Janë këtu skuadrat fituese të kampionateve kryesore evropiane sipas renditjes, bashkë me fituesin e Europa League Eintracht Frankfurt. Triumfi në Champions mund të shtojë aty edhe Liverpool, ndërsa nëse Reali tashmë i kualifikuar nga La Liga do të triumfonte, në vazon e parë do të ngjitej Ajax, fituesi i kampionatit të shtatë sipas renditjes.
1 CL Liverpool/nëse fiton Real atëherë Ajax - 2 UEL Eintracht - 3 Man City - 4 Real Madrid - 5 Milan - 6 Bayern - 7 PSG - 8 Porto
VAZO E DYTË - Nga vazo e dytë në të katërtën, përpilimi bëhet në bazë të renditjes. Ekipeve tashmë të sigurta për të qenë në nivelin e dytë mund t'i bashkohet Liverpool, nëse humbasin finalen e Champions League.
1 Chelsea - 2 Barcelona - 3 Juventus - 4 Atletico - 5 Sevilla - 6 Tottenham - 7 Leipzig - 8 Ajax/Liverpool (nëse nuk e fitojnë Champions League)
VAZO E TRETË - 1 Borussia - 2 Salzburg - 3 Shakhtar - 4 Inter - 5 Napoli - 6 Benfica - 7 Sporting - 8 Bayer Leverkusen
VAZO E KATËRT - 1 Rangers - 2 Dinamo Zagreb /Trabzonspor/Malmo - 3 Crvena Zvezda - 4 Marseille - 5 Olympiacos - 6 Copenaghen - 7 Brugge - 8 Celtic
KALENDARI
Raundi paraeliminator (shorti 7 qershor) - 21 dhe 24 qershor
Raundi i parë kualifikues (shorti 14 qershor) - 5 dhe 6 korrik (ndeshja e parë), 12 dhe 13 korrik (kthimi)
Raundi i dytë eliminator (shorti 15 qershor) - 19 dhe 20 korrik (ndeshja e parë), 26 dhe 27 korrik (kthimi)
Raundi i tretë kualifikues (shorti 18 korrik) - 2 dhe 3 gusht (ndeshja e parë), 9 gusht (kthimi)
Playoff-et (shorti 1 gusht) - 16 dhe 17 gusht (ndeshja e parë), 23 dhe 24 gusht (kthimi)
Grupet, java e parë (shorti 25 gusht) - 6 dhe 7 shtator
Grupet, java e dytë - 13 dhe 14 shtator
Grupet, java e tretë - 4 dhe 5 tetor
Grupet, java e katërt - 11 dhe 12 tetor
Grupet, java e pestë - 25 dhe 26 tetor
Grupet, java e gjashtë - 1 dhe 2 nëntor
Raundi i 1/8 (shorti 7 nëntor) - 14, 15, 21 dhe 22 shkurt (ndeshja e parë), 7, 8, 14 dhe 15 mars (kthimi)
Çerekfinalet (shorti 17 mars) - 11 dhe 12 prill (ndeshja e parë), 18 dhe 19 prill (kthimi)
Gjysmëfinalet - 9 dhe 10 maj (ndeshja e parë), 16 dhe 17 maj (kthim)
Finalja - 10 qershor në stadiumin Ataturk në Stamboll