Flash

Video/ “I ndodh atij që beson”. Slogani që udhëhoqi Milanin drejt titullit: 40 mijë tifozë në Duomo

Lapsi.al 23 May 2022
Video/ “I ndodh atij që beson”. Slogani që udhëhoqi
Ishin 40 mijë tifozë ata që kanë festuar titullin e arritur nga Milani në javën e fundit të kampionatit në Piazza Duomo, sipas asaj që bën të ditur policia milaneze. Qyteti është çmendur nga gëzimi - nga qendra në periferi - për një rezultat prestigjioz të pritur prej shumë vitesh, që nga 2011, nga tifozët e Milanit. Megjithatë, situata ka qenë nën kontroll dhe nuk janë regjistruar probleme të veçanta, me përjashtim të episodeve të izoluara si hedhja e shisheve që goditën një punonjës policie, falë masave imponuese të sigurisë të ngritura nga Kuestura. Një traktor i gjelbër ka dalë gjithashtu në shesh, me rreth njëzet tifozë mbi të. "Kjo u ndodh vetëm atyre që besojnë." Milani i Piolit ka besuar shumë te titulli, gjithmonë. Nga fraza e dhomave të zhveshjes tek bluza e festës për të celebruar titullin. Një filozofi që i çoi kuqezinjtë drejt fitores në kampionatin italian. I pari trajneri që ka besuar gjithmonë te cilësia e skuadrës, edhe në fillim të sezonit kur kuqezinjtë sigurisht nuk e nisën si favorit në parashikime. Në mbrëmjen e madhe milaneze Zlatan Ibrahimovic nuk ka humbur rastin të ishte protagonist. “Faleminderit të gjithëve, pa ju nuk ishte e mundur. Italia është Milan”, ndaj sulmuesi suedez mori mikrofonin dhe iu drejtua një turme entuziaste prej më shumë se 10 mijë personash. Fishekzjarret dhe tridhjetë minuta kore drejtuar ekipit të kthyer nga Reggio Emilia. Sulmuesi ishte gjithashtu në rreshtin e parë në autobusin e titullit dhe shijoi përqafimin e plotë të fansave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI