Flash

Medalja që i vodhën teknikut të Milan gjatë festës, shfaqet në rrjetet sociale: "Faleminderit Pioli"

Lapsi.al 23 May 2022
Medalja që i vodhën teknikut të Milan gjatë festës,

Mund të ketë së shpejti emër dhe fytyrë keqbërësi që gjatë festimeve për titullin kampion të fituar nga Milani në fushën e Sassuolos, i vodhi Stefano Piolit medaljen e festës. Ashtu siç ndodh shpesh në këto situata, ka qenë vetë tifozi kuqezi që denoncoi veten, në mënyrë të pavullnetshme dhe naive, duke publikuar një histori në Instagram ku tregon medaljen e Lega Serie A, shoqëruar me një shkrim elokuent: “Faleminderit Pioli”.

Tekniku kishte bërë një apel që mbrëmjen e së dielës, duke kërkuar që kushdo që kishte qenë personi që ia kishte marrë, t'ia kthente, pasi ishte e vetmja kopje e një kujtimi të rëndësishëm. Tani mbetet për t'u parë nëse personi në fjalë, tashmë lehtësisht i identifikueshëm, do të ketë të paktën xhentilesën për ta pranuar këtë kërkesë të Piolit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI