Flash

E detyruan të zhvishej lakuriq se nuk luajti mirë dhe e rrahën: arrestohen tre ultras

Lapsi.al 23 May 2022
E detyruan të zhvishej lakuriq se nuk luajti mirë dhe e rrahën:

Bllokuan, kërcënuan dhe detyruan një lojtar të Avellinos të hiqte të gjitha rrobat, pasi u cilësua i padenjë për të veshur ngjyrat e klubit kampan. Historia e tmerrshme ndodhi më 4 majin e kaluar, pas disfatës në shtëpi kundër Foggias, që i kushtoi skuadrës mundësinë për të vazhduar të ëndërrojë për Serie B. Protagonist ishte një grup ultras: një grua, ende e paidentifikuar dhe tre burra tashmë të destinuar të përjashtohen përjetë nga stadiumet, të cilët u dalluan nga kamerat e vëzhgimit dhe u vendosën në arrest shtëpie.

Krimet e konstatuara nga hetuesit janë grabitje e rëndë në konkurrencë (për shkak të tutave përfaqësuese që kishte veshur lojtari), dhunë dhe kërcënime. Futbollisti, mesfushori 23-vjeçar Claudiu Micovschi, është bllokuar gjatë rrugës ndërsa kthehej në shtëpi, bashkë me një shok skuadre. Sipas policisë ishte një ekspeditë e vërtetë ndëshkuese: i riu në fakt u bllokua nga dy makina dhe u detyrua të ndalonte rrugën; kjo u pasua nga një vërshim ofendimesh të rënda, kërcënimesh dhe madje edhe dhunë fizike, e cila përfundoi me urdhrin për të zhveshur ngjyrat Avellinos.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI