Flash

Humbi kampionatin në Bolonja, "Tapiri i Artë" për Inzaghin: "E provuam deri në fund, shkoi keq"

Lapsi.al 24 May 2022
Humbi kampionatin në Bolonja, "Tapiri i Artë" për

Tapiri i Artë – i dyti i sezonit – për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, pas triumfit të Milanit në kampionat dhe befasisë së humbjes së titullit kur dukej se e kishte në duar. Në fakt nuk ndodhi në ndeshjen e fundit, por në rikuperimin me Bolonjën në të cilin zikaltrit dështuan në mënyrë të pamenduar. "Fatkeqësisht, gara për kampionatin shkoi keq, por ne u përpoqëm deri në fund - i tha Inzaghi reporterit të Striscia la notizia, Valerio Staffelli - Lojtarët tanë ishin të aftë dhe prandaj duhet t'i bëjmë atyre komplimenta”, pranoi ai me buzëqeshje.

E megjithatë "Tapiri" ishte i tij, sepse si kampionë në fuqi, me skuadrën më të kuotuar e me një ndeshje në letër të thjeshtë në Bolonja për tu fituar, Inzaghi bëri hapin e gabuar për të cilin me siguri do të përpiqet ta rikuperojë shumë shpejt. Nuk ka dyshim, në fakt, për qëndrimin e tij në të ardhmen në pankinën zikaltër: “Sigurisht që do të qendroj” e mbylli tekniku.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI