Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pika e parë për Vanolin: ndalet Vllaznia, por Dinamo një ndeshje nga rënia

Lapsi.al 5 May 2022
Pika e parë për Vanolin: ndalet Vllaznia, por Dinamo një ndeshje

Pas gjashtë humbje radhazi në gjashtë ndeshjet si trajner i Dinamos, Rodolfo Vanoli arrin të provojë pikën e parë në Superiore, duke ndalur 0-0 Vllazninë, një rezultat që natyrisht nuk është se e ndihmon shumë 'nëndetësen', 10 pikë nga zona e playout me 12 pikë të mbetura në lojë. Shkodranët falin Kukësin, duke dështuar ti shkëputen në renditjen që vlen Europën, megjithëse me golavarazh kuqeblutë qendrojnë para të besuarve të Longos me 46 pikë. Reklamojnë dy episode në disfavor kuqeblutë, që në fund të pjesës së parë kërkuan dy herë penallti: fillimisht në përplasjen mes Gurishtës e Mijës, me Latën që mori udhëzimin nga VAR për të vazhduar lojën e, më pas, në prekjen me dorë të Imamit që la përsëri indiferent VAR, me arbitrin që as nuk shkoi t'i shikonte pamjet.

Dinamo, seria e humbjeve të të cilës ishte 7 radhazi, shpresoi të përfitonte nga humbja e Egnatias dhe bëri presion ndaj shkodranëve duke rrezikuar me Haxhiun në minutën e 7’ e me anësorin tepër aktiv në pjesën e parë, pavarësisht se nuk arriti të kalonte në asnjë moment Zogovic. Vllaznia tentoi ti jepte vazhdimësi rezultateve, pas fitores së parë me Plorin në pankinë, por Aralica e të tjerët u përplasën te Simoni efikas në minutën e 14 dhe në të 29 ndaj Da Silvas.

Pjesa e dytë ishte më e kontrolluar, por kishte nga një mundësi të mirë për secilin ekip. Në të 50’ Aralicës i doli topi në zonë, por Simoni e ndaloi me Hoxhajn që nuk e shtyu dot në rrjetë. Vendimtar edhe Zogovic në të 56’ kur devijoi në kënd goditjen e Reginaldos. Vllaznia është e katërta, me pikë të barabarta me Kukësin (46), ndërsa vendi i tretë i Partizanit është tre pikë larg. Për Dinamon, nëse nuk fiton ndeshjen direkte me Skënderbeun me të cilët ndan pikët (24), rënia do të jetë matematike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI