Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Fondi amerikan RedBird ndërhyn në blerjen e Milan: ofron 1 miliard, por Investcorp ka një garanci

Lapsi.al 5 May 2022
Fondi amerikan RedBird ndërhyn në blerjen e Milan: ofron 1 miliard,

Milani është në shitje, por Investcorp nuk është i vetmi i interesuar për të blerë klubin kuqezi. Në tryezën e bisedimeve me fondin Elliott ka mbërritur, pa u mohuar, një ofertë e re, këtë herë nga Shtetet e Bashkuara. Bëhet fjalë për RedBird Capital - një shoqëri e përfshirë edhe te Liverpool, finalisti i Ligës së Kampionëve - që sipas asaj që mësohet ka ofruar mbi 1 miliard euro për të marrë përsipër klubin e Milanit. Pavarësisht se nuk e shfrytëzoi periudhën e negociatave ekskluzive, Investcorp mbetet në avantazh në diskutimet me pronarët e Milan.

RedBird është një nga investitorët më produktivë në botë në sportet e nivelit të lartë dhe kompanitë e teknologjisë së asociuar. Përveç blerjes për 750 milionë dollarë të 10% të aksioneve në Fenëay Sports Group, kompania që zotëron Liverpool por edhe Boston Red Sox në MLB, fondi amerikan në korrik 2020 u bë pronar i Toulouse në Francë, një klub që sapo ka festuar promovimin në Ligue 1, duke marrë 85% të aksioneve të shoqërisë.

Me një ofertë prej mbi 1 miliard euro të prezantuar te Elliott, RedBird - sipas Sky UK - po përpiqet të ndërhyjë në diskutimet me Investcorp. Negociatat, megjithatë, janë në një fazë kaq të avancuar, saqë sipas të njëjtit burim, nuk ka gjasa që të mund ta parakalojë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI