Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Në këtë stadium mjafton një shkëndijë": Ancelotti tregoi çfarë i ndodhi Guardiolës, që u dorëzua: "Janë të aftë për këto arritje"

Lapsi.al 5 May 2022
"Në këtë stadium mjafton një shkëndijë":

"Mund të kishim shkuar 2-0 e po kontrollonim ndeshjen. Nëse mendoja se isha tashmë në finale? Jo, ata janë të aftë për këto gjëra, komplimente për ta. Do të jetë një finale e bukur. Në kohën shtesë kemi luftuar për të hyrë në lojë kishim pësuar një goditje të fortë". Pep Guadiola vështirë se gjen ngushëllim në një eliminim si ai i pësuar në Madrid. Tekniku është munduar edhe të shpjegojë ecurinë e ndeshjes, pa gjetur justifikim në atë shembje në dy minutat e fundit: "Në pjesën e parë nuk arritëm të kishim vazhdimësi, në pjesën e dytë ishim mirë pas golit të shënuar por më pas pësuam barazimin. E ardhmja? Na mungoi finalja, por ne jemi ende këtu dhe do të shohim”, përfundoi Pep.

Në finalen e Ligës së Kampionëve shkon Real pas një rikthimi të jashtëzakonshëm kundër Manchester City. Do të jetë e pesta për trajnerin Ancelotti: "Pak e besuan, por ata që e bënë më shumë ishin lojtarët - komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes - në këtë stadium mjafton një shkëndijë. E di PSG e dinë skuadrat e tjera. Të stërvitësh këtë Real Madrid është shumë e kënaqshme". Reali fitoi edhe falë zëvendësimeve në fushë: “Modric, Casemiro dhe Kroos bënë një lojë të shkëlqyer, por për t'a përmbysur më duheshin karakteristika të tjera dhe Rodrygo, Camavinga e të gjithë zëvendësuesit bënë një lojë të shkëlqyer”.

“Nuk jam mësuar të pi duhan, por fotoja me puro pasi titullit në LaLiga të fituar ishte një foto e bërë me miqtë – komentoi trajneri për Prime Video – Ne jemi një ekip i madh dhe një grup i madh”. Në finale do të jetë përsëri Liverpool: "Do të jetë një finale e madhe dhe e pasigurt. Do të jetë e mrekullueshme të jem përsëri atje." Gjithashtu për Ançelotin ashtu si për Realin do të jetë finalja e tretë e Champions League kundër Reds.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI