Flash

Video/ Shikoni baletin e Vinicius e festën e Real Madrid në dhomën e zhveshjes: "APorLa14" ide fikse

Lapsi.al 5 May 2022
Video/ Shikoni baletin e Vinicius e festën e Real Madrid në
Festa e madhe në fushë në Santiago Bernabeu pas bilbilit të trefishtë për Real Madrid, që kopsiti kalimin në finalen e Champions League, pas suksesit me përmbysje 3-1 në gjysëmfinalen e kthimit ndaj Manchester City, ndaj të cilëve u deshën kohët shtesë. E kuptueshme për mënyrën si u arritën gjërat, me dy golat në të 90' e 91' të Rodrygos, kompletuar më pas me golin me penallti të Benzema. E në përfundim, u shfaq slogani "APorLa14", sa për të treguar se Blancos e kishin menduar gjithnjë finalen: më 28 maj në Paris, merengues synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, trofeun e 14 në historinë e tyre. Më pas festa shpërtheu në dhomat e zhveshjes: Mendy dhe Vinicius Jr organizuan një balet qesharak, në të cilin morën pjesë edhe pjesa tjetër e shokëve të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI