Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Roma dëshiron finalen: Olimpico 'sold out' për të shtyrë Mourinhon drejt Tiranës

Lapsi.al 4 May 2022
Roma dëshiron finalen: Olimpico 'sold out' për të

Rreth 65,000 bileta u zhdukën në më pak se 24 orë. Në kryeqytetin e Italisë, tensioni rritet gjithnjë e më shumë për gjysëmfinalen e kthimit të Conference League mes Romës e Leicester dhe Olimpico, në të herën e 15 sezonale 'sold out', do të vishet për festë në përpjekje për të shtyrë skuadrën e Mourinhos drejt finales në Tiranë dhe drejt mundësisë për të ngritur një trofe 12 vjet nga hera e fundit. Pak dyshime për Special One në formacionin që do të vendosë në fushë: jashtë Mkhitaryan për shkak të dëmtimit (ai do të përpiqet të rikuperohet për finalen e mundshme), në vend të tij do të jetë Sergio Oliveira pranë Cristantes. Pankinë për Marash Kumbullën, që ëndërron të zbresë në fushë në Tiranë si titullar, përpara publikut të tij kombëtar.

Kryeqyteti e Roma po përgatiten për një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit dhe tifozët verdhekuq mbështeten te lideri i tyre Mourinho, i cili është në kërkim të finales së tetë ndërkombëtare pasi ka fituar katër trofe në shtatë tentativat e mëparshme. Me dy Champions, një Uefa dhe një Europa League, Special One dëshiron të bëhet trajneri i parë që fiton Conference League dhe për këtë arsye nuk do t'i lërë asgjë fatit, skuadra tashmë është vendosur: Karsdorp dhe Zalewski kthehen nga minuta e parë, pasi e nisën nga pankina ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Bolonjës, dhe përveç Mkhitaryan, do të konfirmohen të gjithë lojtarët e ndeshjes së luajtur në Angli.

Sa i përket Rodgers, i cili la tetë nga titullarët e së enjtes së kaluar në pankinë kundër Tottenham, dyshimi i vërtetë ka të bëjë me Castagne, ende jo në më të mirën e tij. Konfirmohet në sulm Vardy, të cilit do t'i bashkohen Albrighton dhe Lookman.

FORMACIONET E MUNDSHME

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Sergio Oliveira, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini; Abraham. All. Mourinho

LEICESTER (4-2-3-1): Schmeichel; Pereira, Fofana, Evans, Castagne; Dewsbury-Hall, Tielemans; Albrighton, Maddison, Lookman; Vardy. All. Rodgers

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI