Flash

Chelsea, rrezikohet seriozisht shitja: Abramovich kërkon mbrapsht borxhin prej 1,6 miliardë stërlina

Lapsi.al 3 May 2022
Chelsea, rrezikohet seriozisht shitja: Abramovich kërkon mbrapsht borxhin

Mund të ketë një pengesë të madhe në procesin e shitjes së Chelsea. Sipas Times, në fakt, Roman Abramovich ka vendosur të mos e mbajë premtimin që kishte bërë për të fshirë një borxh prej 1.6 miliardë stërlinash (dicka më pak se 2 miliardë euro) që klubi ka ndaj tij, lidhur me investimet e bëra gjatë viteve të presidencës. Abramovich ka informuar tashmë qeverinë britanike dhe blerësit e mundshëm për gatishmërinë e tij për të ristrukturuar modalitetin e shitjes, duke përfshirë pagesën e borxhit nga kompania që kontrollon klubin, Fordstam Limited, ndaj Camberley International Investments, gjithashtu e lidhur me manjatin.

Ministrat e qeverisë Johnson janë shqetësuar nga kjo situatë pasi pronari aktual i Chelsea është nën sanksione dhe në Londër dëshirojnë që të gjitha të ardhurat nga shitja të përdoren për qëllime bamirësie, duke përfshirë mbështetjen për viktimat e luftës në Ukrainë.

Ditët e fundit, një grup i drejtuar nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, ka marrë ekskluzivitetin në negociatat e blerjes, duke kaluar në këtë garë dy grupe të tjera të lidhura me botën e sportit amerikan: atë të drejtuar nga Stephen Pagliuca, bashkëpronar i Boston Celtics dhe bashkë-president i firmës së kapitalit privat Bain Capital (dhe aksioner i ri i Atalantës) dhe ai i bashkëpronarëve të Philadelphia 76ers dhe veteranëve të kapitalit privat Josh Harris dhe David Blitzer.

Afati i fundit për mbylljen e shitjes së Chelsea është caktuar për në 31 maj (kur skadon licenca e dhënë nga qeveria për administrimin e zakonshëm) dhe më 8 qershor është planifikuar një takim i Premier League për të përkufizuar sezonin 2022/23, nga e cila Blues rrezikojnë edhe të përjashtohen, nëse ndërkohë nuk vjen një licencë e re.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI