Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Fitorja më e bukur e Mihajlovic, del nga spitali: leucemia mundet edhe në 'ndeshjen e kthimit'

Lapsi.al 3 May 2022
Fitorja më e bukur e Mihajlovic, del nga spitali: leucemia mundet edhe
Pas 34 ditësh, Sinisa Mihajlovic ka dalë nga spitali Sant’Orsola ku ishte shtruar që nga 29 marsi për të luftuar një shpërthim të mundshëm të lidhur me leuçeminë. Vlerat dhe analizat të cilave iu nënshtrua dhanë sinjale të mira dhe optimiste, aq sa t'i lejonin të kthehej në shtëpi në Romë. Pas pak ditësh Miha do të rikthehet në Bologna dhe Casteldebole te djemtë e tij, për t'i udhëhequr ata në finalen e këtij sezoni. Ishte data 26 mars kur trajneri i Bolonjës kërkoi një konferencë të papritur për shtyp që ishte një goditje e fortë për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm, kur tekniku serb zbuloi se i duhej ende të bënte disa trajtime për disa këmbana alarmi për shkak të leuçemisë akute mieloide që e goditi në vitin 2019. Që nga ajo ditë, Bolonja, e drejtuar në pankinë nga të besuarit e serbit Miroslav Tanjga dhe Emilio De Leo, u rikthye në ritmet e suksesit dhe nuk humbi asnjë ndeshje kundër Milanit, Sampdorias, Juventusit, Udineses, Interit dhe Romës. Dhjetë pikë në 6 ndeshje. “Këtu nuk më lënë më të dal, sepse thonë se pa mua nuk do të humbisni kurrë”, bëri shaka Miha të enjten e kaluar me skuadrën që shkoi për ta vizituar nën dritaren e Sant’Orsolas. Tani, për fat, nuk bëhet më fjalë për një shaka, por një lajm që të gjithë e kanë pritur me shumë ankth. KOMUNIKATA E BOLONJËS "Në ditën e sotme Sinisa Mihajlovic ka dalë nga Spitali Sant’Orsola, në gjendje të përgjithshme të mirë. Forca Mister, jemi me ty!". POSTIMI I GRUAS, ARIANNA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI