Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Kane-Son tërheqin Tottenham drejt Champions: Chelsea fundoset nga Everton

Lapsi.al 1 May 2022
Video/ Kane-Son tërheqin Tottenham drejt Champions: Chelsea fundoset nga

Tottenham rikthehet te fitorja në javën e 35 të Premier League. Spurs mundën Leicester dhe mbeten në luftë për një vend në Champions League. Golat për skuadrën e Conte u shënuan nga Kane dhe Son (dygolësh). Nga ana tjetër, Chelsea nuk arriti të blindojë vendin e tretë dhe shembet 1-0 në Everton, i treti nga fundi, por ende në garë për të shpëtuar.

TOTTENHAM-LEICESTER 3-1

Pas dy ndeshjesh pa fitore, Tottenham gjen sërish buzëqeshjen dhe mbetet në garë për vendin e katërt që vlen Champions. Kundër një Leicester të ridizenjuar, që vinte nga lodhjet e Ligës së Konferencës dhe me mendjen në gjysmëfinalen e kthimit kundër Romës, ishte boshti i zakonshëm Son-Kane që kaloi Spurs përpara pas 22 minutash: krosimi i koreanit nga këndi për bomberin anglez, gjithmonë i frymëzuar kur përballet me Foxes, që shënoi me kokë. Leicester nuk arriti të reagojë e në minutën e 60 ishte radha e Son për të dyfishuar, pas një asisti të Kulusevskit. Ndeshja në fakt përfundoi aty, me miqtë që nuk kanë çfarë të kërkojnë më shumë nga kampionati, e në të 79 sërish Son rrumbullakosi rezultatin, përpara se në shtesë Iheanacho të ngushtonte më kot diferencën.

EVERTON-CHELSEA 1-0

Një goditje thelbësore për shpëtimin i Everton, që mban gjallë shpresat për të qëndruar në Premier League, ndërsa Chelsea mbetet i treti, por tani duhet të ruhet pas shpine. Një pjesë e parë e ekuilibruar në të cilën Everton provoi, por Chelsea e mbajti mirë fushën dhe e menaxhoi pa shumë probleme lojën. Pika e kthesës së ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtëdhjetë sekondash nga fillimi i pjesës së dytë: rrëmujë e Azpilicuetas, që si lojtari i fundit e la Richarlison t'i merrte topin dhe të shënonte avantazhin për vendasit. Goodison Park u ndez, të besuarit e Lampard (i cili ishte menaxher i Chelsea dhe më parë një legjendë e Blues si lojtar) ishin në krahët e entuziazmit, por Chelsea kishte një shans të madh për të barazuar kur Mount goditi shtyllën e dyfishtë dhe më pas Pickford bëri dy mrekulli brenda një minute. Është sinjali se ishte dita e duhur mirë për Toffees, sepse në shtesë Pickford ndali sërisht Kovacic dhe publiku i Liverpool mund të brohorasë me shpresë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI