Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Sot ishim me fat": Allegri kritikon hapur Juventusin për ikjen e Ronaldos e për titullin ka "një të preferuar"

Lapsi.al 1 May 2022
"Sot ishim me fat": Allegri kritikon hapur Juventusin për ikjen e

Max Allegri i gëzohet tre pikëve të fituara ndaj Venezias, pavarësisht se e konsideron aspak brilante performancën e Juventusit të tij: “Patëm një qasje të mirë, duke goditur në portë disa herë dhe duke gjetur golin menjëherë, më pas u tërhoqëm shumë dhe që në pjesën e parë rrezikuam ta pësonim disa herë - shpjegoi trajneri në fund të ndeshjes - Në pjesën e dytë goli ishte në ajër, u treguam të aftë dhe madje pak me fat që rikuperuam, kundër një Venezia të mirë. Është e vështirë të flasësh për teknikë dhe lojë të mirë në këtë moment, u bëmë tre muaj që luajmë me të njëjtët lojtarë dhe me shumë presion mbi vete. Hyrja në katër më të mirët është një rezultat i madh."

Më pas trajneri livornez u ndal te performanca e Mirettit, debutuesit 18 vjecar në radhët e bardhezinjve: "Ai është dikush që di të luajë futboll, përpiqet ta luajë topin përpara dhe kjo është një shenjë e mirë. Ai luajti me personalitet të madh, në pjesën e parë skuadra u mbështet shumë te ai dhe jam i lumtur. Natyrisht ai është vetëm 18 vjeç dhe ka hapësirë të madhe për t'u përmirësuar. Duhet të falënderojmë të gjithë sektorin e të rinjve që e kanë shoqëruar që nga mosha 8-vjeçare - tha tekniku që më pas iu rikthye cështjes së 'ikjes së trurit' për faktin që nuk luajti dot titullin deri në fund: "Unë e kam më shumë me veten, edhe pse mund të bëhen shumë diskutime, si largimi i Ronaldos apo dëmtimet traumatike. Por unë mundohem të shoh anën pozitive, ndoshta një kalim i raundit me Villarrealin mund të na kishte kushtëzuar në garën për vendin e katërt, duke na marrë akoma më shumë energji, duke parë se lojtarët janë gjithmonë këta”.

Tekniku ka komentuar edhe provën e Vlahovic: "Ai është i pranishëm në lojë, ka bërë edhe gjëra të mira sot. Por duhet të qëndrojë më i qetë, sepse ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë se cmundet kur e ka topin në këmbë. Duhet të gjejë ekuilibrin. Të luash për Juventusin padyshim që është ndryshe nga të luash për Fiorentinën, ku ke më pak presion”.

Në fund një koment edhe për luftën për titull: "Kush fiton? Nuk e di, nuk do ta them, le të themi se është një luftë e bukur. Unë kam një të preferuarin tim".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI