Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Gasperini akuza të forta ndaj arbitrave: "Ajo që ndodhi në Spezia-Lazio është absolutisht e rëndë"

Lapsi.al 3 May 2022
Gasperini akuza të forta ndaj arbitrave: "Ajo që ndodhi në

Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Salernitanës nuk e afroi Atalantën me vendin e pestë të Romës dhe Lazios, por në fund të ndeshjes arbitrat përfunduan në shënjetrën e trajnerit të zikaltërve, Gian Piero Gasperini: “Këtë vit kanë qenë një katastrofë, mund ta shohin të gjithë nga pamjet. Pas Spezia-Lazio është ngritur një tymnajë - komentoi trajneri i Atalantas duke iu referuar golit në pozicion jashtë loje të Acerbit - por ajo që ndodhi është absolutisht e rëndë. Vetëm se episode të tillë ka kaq shumë...".

“Ajo që duhet për të vazhduar këtë cikël do të jetë çështje reflektimi. Nuk është kurrë e lehtë, është problem i të gjithëve, kur ka cikle... E dimë që për sportistët nuk është si për sektorët e tjerë ku përvoja dhe aftësitë të lejojnë të bëhesh më i mirë. Ka disa lojtar fantastikë, por fatkeqësisht koha kalon. Rënia ekziston, e një ekipi, e një cikli, e një lojtari. Nuk është e lehtë për askënd, as për ekipet e mëdha. Është një reflektim normal që bëhet në këtë rast. Unë punoj per Atalantën dhe nëse rifillojmë, si shpresoj, do të jem i rinuar me entuziazëm. Por këto vendime nuk i marrim ne trajnerët. Shpresojmë të mos humbasim ndeshje të tjera ose të më shkarkojnë".

"Është gjithashtu e nevojshme të kuptoj nëse cikli im ka përfunduar - përfundoi Gasperini - Nëse Atalanta duhet të fitojë, siç na kërkuan përsëri këtë vit. Tani është ndryshuar pronësia dhe ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Gjëja më e mundshme për të fituar është Kupa e Italisë. Titulli, Champions apo Europa League janë të vështira. Ne kemi arritur sukseset më të mira, jemi bërë të njohur jashtë vendit. Do të vija firmën për të vazhduar të kem rezultate të tilla. Nuk ka kufi për më të mirën, nuk ka kufiri për më të keqen. Sot jemi të shtatët? Jemi ende aty për të luajtur diçka. Viti i dytë ishte një gjë e jashtëzakonshme. Tani duhet të reflektojmë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI