Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Real Madrid kampion i Spanjës, kritikat vërshojnë mbi Bale: uellsiani mungoi në festën e Bernabeut

Lapsi.al 1 May 2022
Real Madrid kampion i Spanjës, kritikat vërshojnë mbi Bale:
Real Madridi, pasi mposhti 4-0 Espanyolin, u kurorëzua kampion i La Ligës me katër ndeshje para kohe. Një dygolësh i Rodrygo dhe golat e pjesës së dytë nga Marco Asensio dhe Karim Benzema i dhanë një fitore komode Realit, që rimori titullin kampion, pas dy vitesh. Skuadra e festoi suksesin me familjet e tyre në fushën e Santiago Bernabeut, përfshirë lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar të klubit. Mungesa e madhe, megjithatë, ishte Gareth Bale. Asnjë gjurmë e uellsianit, i cili ishte lënë jashtë skuadrës përpara ndeshjes së fundit për një dhimbje shpine. Gazetari spanjoll Lucas Navarette, në Twitter, konfirmoi se Bale nuk ishte i pranishëm në festime: “Lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar iu bashkuan festimeve të skuadrës. Të gjithë. Por jo Gareth Bale”. Tifozët e Real Madridit nuk kanë reaguar mirë ndaj këtij veprimi, megjithatë Ancelotti mësohet të ketë theksuar pas ndeshjes se sulmuesi ka humbur festimet pasi “nuk lëvizte dot” për shkak të dhimbjes së shpinës. Uellsiani më pas publikoi një postim në Twitter, duke theksuar se dhimbja e keqe e shpinës e pengoi atë të ishte i pranishëm në Bernabeu. Lojtari shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij se humbi festimet në Bernabeu: “Jam shumë i zhgënjyer që nuk munda të marr pjesë në festimet sonte për shkak të një dhimbje të keqe shpine, por jam vërtet krenar për skuadrën që fitoi titullin! Natën e mirë djema! #HalaMadrid'.

CAMPEONES ???

So disappointed that I’m not able to be part of the celebrations this evening due to a bad back spasm but really proud of the team for winning the title! Enjoy tonight boys! #HalaMadrid pic.twitter.com/RbXttKwHSE — Gareth Bale (@GarethBale11) April 30, 2022 32-vjeçari ka shënuar 106 gola në 258 ndeshje për Real Madrid që nga ardhja në vitin 2013. Ai ka fituar tre tituj kampion dhe katër Champions, por, në total, që kur ka ardhur në Bernabeu, ai ka fituar 15 trofe dhe madje mund të shtojë edhe një tjetër, pasi klubi është ende në garë për Champions League. Sidoqoftë, Gareth duhet t'i japë fund marrëdhënies së tij të trazuar me Blancos këtë verë. Kontrata e tij skadon në korrik dhe nuk flitet për rinovim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI