Flash

Video/ Roma përplaset te Skorupski: portieri i Bolonjës i jep Juventusit matematikën Champions

Lapsi.al 1 May 2022
Video/ Roma përplaset te Skorupski: portieri i Bolonjës i jep

Roma nuk shpërthen dot drynin e Bolonjës, ndaj të cilës nuk shkoi përtej 0-0 në shtëpi, në javën e tridhjetë e pestë të Serie A: një barazim që certifikon kualifikimin e Juventusit në Champions League. Verdhekuqtë sulmuan por u përplasën me një super Skorupski, ndërsa për skuadrën e Mihajlovic tentuan pa fat Arnautovic, Orsolini dhe De Silvestri, të ndalur nga Rui Patricio. Skuadra e Mourinhos ngjitet kështu në 59 pikë, në vendin e pestë së bashku me Lazion.

Asnjë gol në Olimpico mes Romës dhe Bolonjës me rezultatin 0-0 që çon menjëherë në një verdikt të rëndësishëm: Napoli e Juve tashmë mund të festojnë kualifikimin e tyre matematikor në Champions League. Mourinho fillimisht la jashtë Pellegrinin, Karsdorp, Smalling, Abraham dhe Zalewskin, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Leicesterit. Në pjesën e parë, sidoqoftë e balancuar, mundësia më e qartë ishte e Zaniolos, i ndaluar në mënyrë perfekte nga Skorupski. Portieri i Bolonjës ishte vendimtar edhe në pjesën e dytë, sidomos kur devijoi goditjen me kokë të Kumbullës. Por edhe Bolonja ishte pranë fitores me De Sivestrin, të bllokuar mirë nga Rui Patricio. Drithërimën e fundit e provokoi Pellegrinin, i cili në shtesë të plotë fshikulloi traversën.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI