Flash

Trukuan ndeshjet, FSHF përjashton nga të gjitha turnetë tre klube: e pëson edhe një zyrtar i ndeshjes

Lapsi.al 3 May 2022
Trukuan ndeshjet, FSHF përjashton nga të gjitha turnetë tre

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur ditën e sotme përjashtimin për pesë sezone të tre klubeve të Kategorisë së Dytë, konkretisht Bulqiza, Gramshi dhe FC Internacional Tirana dhe dënimin me dy vite të zyrtarit të ndeshjes Bulqiza-Veleçiku, Memet Koçi, për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës.

Ky vendim vjen pas hetimit të nisur më datë 27 prill 2022 në lidhje me dyshimet e arsyeshme për paracaktim rezultati në ndeshjet FC Bulqiza- KSSH Veleçiku, Oriku-KF Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi 2008.

Pas marrjes së informacionit të nevojshëm dhe pyetjen e aktorëve të përfshirë në këto ndeshje, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës gjeti se kishte elementë të paracaktimit të rezultateve sportive, gjë e cila është në kundërshtim me parimet e fair-play-t dhe integritetit të garës.

FSHF i qëndron vullnetit të saj për tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve. Rezultatet sportive në të gjitha garat kombëtare do të duhet të jenë produkt i paraqitjes në fushë, i faktorëve sportivë dhe në mënyrë kategorike nuk do të duhet të ndodhë dhe nuk do të lejohet ndikimi i faktorëve të jashtëm mbi një ndeshje futbolli.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’i bëjë me dije opinionit publik dhe tifozëze se vazhdon monitorimi për ndërlidhje të mundshme të këtyre rezultateve me individë apo klube të tjera.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI