Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Për titullin, Inter i beson një super-Lautaro: sulmuesi barazoi që tani rekordin personal të golave

Lapsi.al 3 May 2022
Për titullin, Inter i beson një super-Lautaro: sulmuesi barazoi

Është viti i tij më i mirë ndonjëherë, sido që të shkojë. Lautaro Martinez ka barazuar tashmë rekordin e tij të golave në një sezon, 21, ashtu si argjentinasi kishte bërë në vitin e parë të Contes, duke shënuar në të gjitha garat. E tani me tre ndeshje të tjera të kampionatit dhe finalen e Kupës së Italisë në dispozicion, Toro mund të provojë të kapërcejë veten dhe të bëjë edhe më mirë akoma. Zhang, Marotta dhe Ausilio e dinë mirë vlerën e tij dhe për këtë arsye e bënë atë të rinovojë si një lojtar i nivelit të lartë deri në vitin 2026, për 6 milionë plus bonuse në sezon, një besim që argjentinasi përpiqet ta shpërblejë në çdo ndeshje.

Zërat e vazhdueshëm për një shitje të mundshme të tij natyrisht që e shqetësojnë, por nuk ka dyshim se në Angli, ashtu si në Spanjë, shumë klube e kanë vënë atë në shënjestër. Interi nuk do të dëshironte ta shiste lojtarin, por si për Lukakun ata mund ta mendojnë këtë situatë në rast të një oferte të parefuzueshme.

Për t'u bërë një lojtar absolut, me Interin dhe Argjentinën, përveç vazhdimësisë më të madhe gjatë gjithë sezonit, Lautaro duhet të përpiqet të përmirësohet edhe nga pika e bardhë. Ai ka humbur tashmë tre penallti në këtë kampionat, për fatin e tij vetëm një vendimtar, në derbin e ndeshjes së parë kundër Milanit. Një gabim që mund t'i kushtojë Interit titullin kampion.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI