Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Hakmarrja" është mendimi i vetëm i Salah: “Në finale shpresoj të gjej Real Madrid”

Lapsi.al 4 May 2022
"Hakmarrja" është mendimi i vetëm i Salah:

Liverpool, pasi kapërceu pengesën Villarreal, është zyrtarisht në finalen e Ligës së Kampionëve. Më 28 maj, Reds do të dalë në fushë në Stade de France për të provuar të fitojë trofeun më të lakmuar europian. Skuadra e Klopp duhet të përballet me fituesin e ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester City. E Mohamed Salah nuk ka dyshime, ai dëshiron një ndeshje kundër Blancos. Kampioni egjiptian kërkon hakmarrjen e tij, një mundësi që ai e pret që nga viti 2018.

Është e kuptueshme që sulmuesi kërkon hakmarrjen e tij. Liverpool dhe Real Madrid, në fakt, janë takuar edhe në finalen e 2018-ës. Një finale për t'u harruar për Salah, pasi atij iu desh të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë, për shkak të një dëmtimi. Egjiptiani dhe Sergio Ramos luftuan për një top dhe, duke u rrëzuar përtokë, spanjolli e tërhoqi zvarrë me vete sulmuesin duke i shkaktuar një shembje të rëndë në shpatullën e majtë. Skuadra e Klopp, më pas, e humbi ndeshjen me rezultatin 3-1.

Tani Salah shpreson të marrë hakmarrjen e tij: "Unë dua të luaj kundër Real Madrid, duhet të jem i sinqertë - tha sulmuesi për BT Sport pas ndeshjes - Manchester City është një ekip vërtet i vështirë, kemi luajtur kundër tyre disa herë këtë sezon. Megjithatë, nëse më pyesni mua personalisht, do të preferoja Real Madrid. Ne humbëm kundër tyre në finale, dua të luaj kundër tyre dhe shpresojmë të fitojmë”.

Egjiptiani, që ka shënuar 30 gola deri më tani këtë sezon, në fund zbuloi edhe se kishte shpresuar të shënonte më shumë këtë vit: “Në fillim të sezonit kam vendosur gjithmonë objektiva. Unë e di se çfarë dua si individ dhe si grup. Në këtë mënyrë e di se si shkon sezoni im”. Rio Ferdinand më pas e pyeti nëse 30 golat dhe 15 asistet e tij ishin mbi apo nën atë që ai kishte vendosur: “Eh, më poshtë. Po, kam pritshmëri të mëdha për veten time. Sinqerisht, nuk e kam thënë kurrë këtë, por para se të fillonte sezoni, mendoja për 40 gola dhe 15 asistime. Tani më duhet të fokusohem te objektivat”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI