Flash

8.5 milionë euro për një fanellë: “Dora e Zotit” thyen të gjitha rekordet

Lapsi.al 4 May 2022
8.5 milionë euro për një fanellë: “Dora e Zotit”

Shtëpia e ankandeve Sotheby's organizoi ankandin e shitjes së fanellës së Diego Armando Maradonës, pasi vërtetoi se fanella ishte e Pibe de Or. Sot, në ditën e mbylljes, u hodhën shumat dhe oferta më e lartë ishte 8.5 milionë euro. Baza e ankandit ishte mbi 5 milionë euro, ndërsa kjo është fanella më e shtrenjtë e blërë ndonjëherë në ankand.

Cmenduri e vërtetë nëse e mendon: 7.142.500 paund, rreth 8.5 milionë euro është shuma e paguar nga një blerës anonim për të fanellën që Diego Armando Maradona veshi në ndeshjen historike Argjentinë-Angli në Kupën e Botës 1986. Në atë takim, Maradona shënoi golin e famshëm me dorë, quajtur më vonë ‘Dora e Zotit’.

Fanella kishte qenë në posedim të Steve Hodge, ish-mesfushorit anglez, i cili kishte shkëmbyer fanellën e tij me Diegon, duke ia dhënë më pas muzeut të futbollit në Manchester. Pastaj Hodge vendosi ta shesë atë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI