Flash

"Nuk do ta fitojë më Champions": ja historia e mallkimit të shtriganëve afrikanë mbi Guardiolan

Lapsi.al 5 May 2022
"Nuk do ta fitojë më Champions": ja historia e mallkimit

"Nuk është e vërtetë por i besoj". Historia e disa viteve më parë kur menaxheri i Yaya Tourè i paratha Guardiolës... fatin e Benficas të mallkuar nga Bela Guttmann. Shtriganët e kontinentit të zi, tha në atë kohë menaxheri, në një intervistë për gazetën ruse Sport24, nuk do ta falnin trajnerin spanjoll që i dha fund karrierës së lojtarit nga Bregu i Fildishtë në Manchester. E për të konfirmuar këtë është fakti se, pasi finalja e parë e luajtur nga Citizens përfundoi me fitoren e Chelsea, anglezët arrijnë të flakin mundësinë për ta provuar sërish, në dy minuta çmenduri ndaj Real Madrid. Kjo e zgjat agjërimin e katalanasit në Kupën me veshë të mëdhenj, të cilin Guardiola nuk e ka fituar që nga viti 2011, viti i triumfit të tij të dytë në pankinën e Barçës.

MALLKIMI - Diçka shumë e ngjashme me atë që tha Bela Guttmann. Mallkimi që trajneri “nguli” te Benfica ka funksionuar deri më tani. E me sa duket edhe ajo e menaxherit të Yaya Tourè po jep efekt. Gjithçka, pak a shumë, po shkon ashtu siç e ka parashikuar ai që kujdesej për interesat e ish-mesfushorit. "Kur sulmohet një kampion si Yaya, sulmohet një kontinent i tërë. E fakti që i dha fund karrierës së Tourè te City nuk është një gabim, por një krim. Por bumerangu do t'i kthehet mbrapsht e Guardiola do të zbulojë se çfarë janë të aftë të bëjnë shtriganët afrikanë. Mos i harroni këto fjalë: Benfica vuan nga mallkimi i Bela Guttmann, që i pengon të fitojnë finalet në Europë. Guardiola mund të ketë të gjitha paratë që do për merkaton e transferimeve, por nuk do ta thyejë këtë rekord negativ."

SHPËTIMI - Por ekziston mundësia e shlyerjes: "Yaya ka mbajtur gjithmonë numrin 42, sepse është mosha në të cilën ai dëshiron të lërë futbollin. E ndoshta në dy-tre vitet e ardhshme Guardiola, pasi të mos fitojë Champions, do ta kuptojë gabimin dhe do të përpiqet të rikthejë Tourè te Manchester City, në çfarëdo pozicioni. Tani kemi oferta nga shumë vende, por mendoj se Yaya, i cili është një fitues, mund të jetë i vlefshëm për Arsenal, Chelsea, Manchester United, Tottenham dhe Liverpool...”. Fjalë në ajër, duke pasur parasysh që Tourè përfundoi në Kinë dhe më pas u tërhoq, por në këtë pikë ndonjë dyshim për mallkimin është legjitim. Ndoshta është rasti që tekniku të bëjë nga ana e tij ndonjë rit supersticioz. Ose mund t'i telefonojë përsëri Yaya...

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI