Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Goli më absurd, që mund të vlerësohet si goli i vitit: rrëshqitja në mesfushë përfundoi në rrjetë

Lapsi.al 5 May 2022
Video/ Goli më absurd, që mund të vlerësohet si goli i
Goli i vitit mund të jetë shënuar në Football League One, divizioni i tretë i futbollit anglez dhe, më saktë, nga sulmuesi i Bolton Wanderers, Dion Charles. Pak fuqi, pak fat dhe pozicionimi i keq i portierit kundërshtar, i lejuan lojtarit të shënonte 3-2 momental kundër Fleetwood Town. Një gol krejtësisht i pavullnetshëm, që mund të zgjidhet edhe si goli i vitit dhe pse jo, mund të përfundojë edhe mes kandidatëve për çmimin Puskas. Në stadiumin e Universitetit të Boltonit, vendasit dolën në fushë kundër Fleetwood Town për javën e 46 të kampionatit. Rezultati ishte ende 2-2, por në minutën e 86, Charles arriti të kalojë në epërsi Bolton Wanderers. Një gol absurd, një gol i pavullnetshëm, një gol që i habiti të gjithë, në radhë të parë portierin kundërshtar Alex Cairns. Sulmuesi, i cili kishte shënuar edhe në minutën e 37, rrëshqet ndaj një kundërshtari në mesin e fushës, por shkaktoi një episod të pabesueshëm. Topi u ngrit lart dhe mori një trajektore prej rreth 40 metrash të gjatë, që befasoi portierin e Fleetwood. Kontrasti në mesfushë u shndërrua në një parabël të pandalshme. Bolton kaloi kështu në avantazh dhe në fund fitoi 4-2 falë një tjetër goli, shumë më normal, në minutën e 96. Me këtë gol absurd, sulmuesi irlandezo-verior e mbylli sezonin në mënyrë pozitive. Charles e kishte marrë ndërkohë trofeun për golin më të mirë të sezonit nga tifozët e Boltonit, në vigjilje të ndeshjes, por për një tjetër gol. Pastaj, pak orë më vonë, në javën e fundit të kampionatit, ai shënoi golin më të pazakontë dhe absurd të kohëve të fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI