Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

I zbuluan një postim në favor të Real Madrid: Grealish detyrohet të fshijë pas polemikave në rrjet

Lapsi.al 5 May 2022
I zbuluan një postim në favor të Real Madrid: Grealish detyrohet

Jack Grealish ka qenë protagonist i një rastësie fatkeqe që rrjetet sociale e kanë nxjerrë në dritë pas disfatës me Real Madrid. Anglezit i është dashur të fshinte një postim në Twitter të tetë viteve më parë në favor të Realit, që eliminoi skuadrën e tij dje, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pikërisht dje në mbrëmje është zbuluar online një postim i vjetër në të cilin Jack Grealish shprehte mbështetjen e tij për Real Madrid, në vitin 2014. Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Blancos dhe Citizens, zëvendësuesi i Manchester City mund të kishte qenë heroi i skuadrës së tij, pasi iu afrua një dygolshi në momentet e fundit të ndeshjes me një goditje të bllokuar nga Mendy në linjën e portës dhe më pas një tjetër të devijuar nga Courtois. Një gol i tij, në fakt, do të kishte mbyllur cështjen e kualifikimit, që në vend të kësaj u përmbys dhe u arkivua nga Madridi.

Anglezi arriti shpejt të pendohej për mundësitë e humbura. Golat në minutat e 90' dhe të 91' nga zëvendësuesi Rodrygo e ndihmuan skuadrën spanjolle të barazonte rezultatin e përgjithshëm, përpara se penalltia e Karim Benzema në kohën shtesë, t'i dorëzonte kalimin në finale madrilenëve. Grealish dhe shokët e tij mbetën të tronditur dhe nuk kaloi shumë kohë që keqardhja e tij të shtohej nga përdoruesit që gërmuan një postim të vjetër kompromentues në Twitter.

Bëhej fjalë për një postim në të cilin Jack shkruante, "Forca Madrid!!!", të gjitha të shoqëruara me emoji-t e flamurit spanjoll. Data tregon se postimi është i tetë viteve më parë kur Grealish ishte vetëm një 18-vjeçar shumë premtues i Aston Villas, që thjesht po shijonte fitoren 1-0 të Madridit kundër Bayern Mynih në gjysmëfinalen e Champions League. Një rastësi e veçantë duke qenë se edhe në atë rast Ancelotti mposhti trajnerin e tij aktual Pep Guardiola me një gol të të zakonshmit Karim Benzema.

Duke vënë re kaosin që shpërtheu në rrjetet sociale, Grealish u pushtua nga ndjenjat e fajit dhe vendosi të fshinte menjëherë postimin, duke ndezur më tej debatin rreth kësaj çështjeje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI