Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"Nëse nuk shënon, nuk ke si fiton ndeshjen": Plori shpërthen kundër sulmuesve të Vllaznisë

Lapsi.al 5 May 2022
"Nëse nuk shënon, nuk ke si fiton ndeshjen": Plori

"Ishte goditje për ne, duke e ditur se luajmë me Dinamon që është në fund e shpresojmë të futemi nga kampionati në Europë. Them se nuk kemi bërë mirë". Elvis Plori pranon vështirësitë që Vllaznia e tij ka në këtë periudhë e që po e penalizojnë në garën për një vend në Europë përmes kampionatit. Pas fitores së parë në pankinën kuqeblu, tekniku dështoi t'i jepte vazhdimësi suksesit, me një barazim që nuk ngjan aspak pozitiv kundër një Dinamo që vinte nga 7 humbje radhazi: "Të them e brishtë, nuk është fjala e duhur. Ka të bëjë edhe cilësia, se duhet të jetë më e lartë me kaq shumë raste të humbura - tha Plori -. Duhet të heqim presionin se janë lojtarë profesionistë dhe këtu bëhet ndryshimi mes sulmuesve që shënojnë e jo. Kemi pasur raste flagrante që duhej të finalizoheshin, nëse nuk shënon, normalisht nuk e fiton ndeshjen".

Tekniku ka pasur dicka për të sqaruar edhe në lidhje me episodet në fund të pjesës së parë, që mund të ndryshonin rrjedhën e lojës, me dy pretendime për penallti të pasinjalizuara nga Lata e nga dhoma VAR: "Rasti është në dorën e gjyqtarëve dhe VAR, ata justifikojnë sikur ka qenë dora e pavullnetshme por unë mendoj se është penallti - vazhdoi tekniku shkodran, duke u ndalur edhe te mungesat e rëndësishme që kishte në skuadër për këtë ndeshje -. Gjurgjeviç e Latifi nuk ishin në fushë, nëse të mungojnë dy lojtarë që mund të shtyjnë topin në rrjetë, alternativat nuk janë të plota. Unë nuk ankohem asnjëherë, por kur Aralica u ndje i lodhur në fund, nuk kisha sulmues në gjendje e ndoshta shkoi ndeshja kështu".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI