Flash

Vendimi i sikletshëm që Edi Rama duhet t'i shpjegojë Aqif Rakipit

Lapsi.al 15 April 2022
Vendimi i sikletshëm që Edi Rama duhet t'i shpjegojë Aqif

“Babai im ndryshe nga ti ka burrni”. Me këto fjalë Ornaldo Rakipi, deputet i Partisë Socialiste dhe i biri i Aqif Rakipit iu drejtua Lulzim Bashës nga foltorja e parlamentit. Qëllimi ishte t’i shpjegojë si arriti të marrë aq shumë vota në Tiranë. Ndërsa lexonte fjalimin, qe i qartë se mesazhi shkonte edhe tek miqtë në pushtet. Ornaldo dhe i ati ia lënë faturën Lulzim Bashës, për njollosjen që i bëri Departamenti Amerikan i Shtetit.

“E ka merak Lulzim Basha”, tha shkurt Aqif Rakipi, menjëherë pas vendimit të amerikanëve. Edi Ramën nuk e kanë përmendur ndonjëherë. As ai nuk e ka cekur këtë temë deri tani. Por situata sapo ka nisur të komplikohet. Sepse deri të martën, Ramës i duhet të marrë një vendim. A mund ta mbajnë ende në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipin pas sanksioneve amerikane për babain e tij?

Borxhi që Rama i ka Aqif Rakipit

Në Janar të 2018, KQZ i hoqi Aqif Rakipit mandatin e deputetit, të cilin ai e kishte fituar vetë në Elbasan. Socialistët votuan pro heqjes së mandatit në KQZ. Rakipi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një procedim penal në Itali për vjedhje. Në Elbasan ai kishte marrë 18% të votave të qarkut, duke nxjerrë dy mandate deputetësh për PDIU. Ndërsa prokuroria gërmonte në të shkuarën e tij, Edi Rama zhvilloi disa takime të çuditshme me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Lexo edhe: Takimi për ‘Qifen’, si u kujdes Llalla për të nxjerr zbuluar kryeministrin Rama

Lexo edhe: Vjedhje dyqanesh/ Hiqet mandati i Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës

Lexo edhe: Diell Çela flet për grushtat e deputetit të çamëve: Qifja nuk është burrë!

Në ndërkohë, Rakipi krijoi miqësi familjare me Ramat.

E famshme ka qenë një foto e tij në kafe me nënën e kryeministrit, të ndjerën Aneta Rama.

Ndërkohë takimet e Aqif Rakipit me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën janë rutinore.

Në 25 Prill, Aqif Rakipi u rikthye fuqishëm në politikë. Djali i tij, Ornaldo dhe dhëndri i vëllait të tij, Saimir Hasalla u zgjodhën deputetë. Partisë Socialiste, Aqif Rakipi i dha mbi 27 mijë vota, ose dy mandate. Megjithëse kjo forcë politike e kishte lëshuar me ligjin e dekriminalizimit, ai nuk e tradhëtoi.

Rasti Berisha, Doshi dhe Dako që penalizojnë Ornaldo Rakipi

Departamenti i Shtetit, e përshkroi Aqif Rakipin si “ish-deputeti famëkeq nga Elbasani me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”. Sipas vendimit, Rakipi ka qenë prej kohësh ‘pjesë e krimit të organizuar dhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të emëruar zyrtarë publikë në Elbasan dhe në Tiranë”.

Fati i “non gratave” dihet tanimë. Jashtë politikës. Sali Berisha ende po reziston, por dihet tanimë vendimi i 9 Shtatorit i Lulzim Bashës që e pezulloi dhe më pas e përjashtoi nga Partia Demokratike. Tom Doshi u detyrua të dorëzojë mandatin e deputetit që e fitoi në 25 Prill, ndërsa më parë nuk u kthye dot në Partinë Socialiste, por gjeti strehë në PSD.

Vangjush Dako ishte kryetar bashkie në Durrës dhe anëtar i kryesisë së PS, por sot nuk ka asnjë funksion në Partinë Socialiste dhe nuk kandidon për asnjë post shtetëror. Pavarësisht se vazhdojnë të punojnë në prapaskenë me Edi Ramën, “non gratat” nuk mbajnë asnjë funksion zyrtar. Për më tepër, gjatë Kongresit të PS, Rama kërkoi nga SPAK të nisë hetimet duke u bazuar në sanksionimin e amerikanëve për Sali Berishën.

Lexo edhe: Hallva e Havasë dhe ballokumja e Qifes. Kur Rama shante deputetët çamë të PDIU (Video)

Lexo edhe: FOTOLAJM/ Kush është demokrati që bëri fushatë për Ornaldo Rakipin në 25 Prill?

Edi Ramës i duhet t’ia shpjegojë këto ditë Aqif Rakipit, që pavarësisht sakrificave, pavarësisht se ka mbledhur 27 mijë vota për PS, të martën mund t’ia largojë të birin nga grupi parlamentar. “Do të ketë vetëm një standard në qëndrimet e PS-së,” mësohet të ketë thënë Taulant Balla. Por për Ballën është e lehtë të flasë. Vendimin duhet ta marrë Edi Rama. Do jetë ai që duhet t'ia shpjegojë Aqif Rakipit. Nuk duket edhe aq i ndershëm pas kaq vitesh bashkëpunim. As mund të thuhet se ka burrni./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI