Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja: Jorge Mendes i ka propozuar Cristiano Ronaldon Barcelonës

Lapsi.al 10 January 2022
Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja: Jorge Mendes i ka propozuar Cristiano

Vetëm pak ditë më parë në Angli u fol për zhgënjimin e Cristiano Ronaldos, një lloj pendimi në vendimin për t'u rikthyer te Manchester United. Sot ato informacione gjejnë konfirmim në Spanjë, në faqet e gazetës Sport: CR7 është i lodhur nga Djajtë e Kuq dhe i ka dhënë një mandat Jorge Mendes për t'i gjetur një ekip të ri nëse klubi anglez nuk ndërron marshin në fushë, në merkato e në vendimet në nivel menaxherial.

Ardhja e Rangnick nuk çoi në kthesën e dëshiruar dhe për më tepër nuk është se ka patur impakt në raportin me portugezin. Duke marrë parasysh gjendjen shpirtërore të Ronaldos dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes menaxherit të tij dhe Laportës, nuk do të ishte çudi - shkruan Sport - që një kalim i CR7 në Barcelonë, një thashethem i bujshëm që kishte qarkulluar edhe vitin e kaluar, do të kthehej tashmë në aktualitet.

Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2023, por Xavi ka nevojë për një sulmues (nuk është rastësi që ai ka shtyrë për Moratan që nga hyrja e janarit): Barça është një nga ato skuadra të cilave Mendes do t'i propozojë sulmuesin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI