Flash

"Platini idhulli im, doja ta bëja gjestin kundër Inter": Dybala tregon festimin me të cilin imitoi Le Roi

Lapsi.al 3 November 2021
"Platini idhulli im, doja ta bëja gjestin kundër Inter":

Paulo Dybala zhbllokoi ndeshjen e Champions League kundër Zenit St. me golin numër 105 me Juventus, duke kaluar kështu Michel Platini (104). Festa e Joyas ishte e gjitha një nderim për Le Roi: argjentinasi, në fakt, u shtri në fushë me kokën të mbështetur në një krah, ashtu siç bëri francezi gjatë finales së Kupës Interkontinentale më 8 dhjetor 1985 kundër 'Argentinos Juniors, kur iu anullua një gol i bukur. Dybala më pas nënshkroi edhe dyfishimin me penallti, duke arritur në kuotën 106.

“Festimi është padyshim një respekt për Platini, ai është një idhull për mua, për futbollin, për atë që bëri në fushë veçanërisht këtu te Juve - komentoi Dybala në Champions Live në Canale 5 pas ndeshjes - doja ta bëja kur e arrita në ndeshjen kundër Interit, por nuk ishte momenti. Sot e bëra, shpresoj që ai ta shohë." Dhe sërish: “Luajtëm një ndeshje fantastike, mendoj se pas barazimit u përpoqëm të kishim pak më shumë ekuilibër, për të qëndruar më lartë, për të mos u tërhequr aq shumë, sepse përndryshe detyrohesh të mbrohesh afër portës dhe mund të pësosh gola në çdo kohë. Kështu që në pjesën e dytë luajtëm me shumë durim, si një ekip i madh dhe rezultati u arrit".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI