Flash

Jo vetëm arbitrimi, Mourinho i tërbuar edhe para ndeshjes: përplasje me policinë për rregullat anti-Covid

Lapsi.al 2 November 2021
Jo vetëm arbitrimi, Mourinho i tërbuar edhe para ndeshjes:

Edhe para ndeshjes kundër Milanit dhe arbitrimit të Marescas, gjë që është pak të thuhet se e nervozoi, Josè Mourinho kishte mbërritur në pankinë jo tamam i qetë. Ajo që e tërboi, ishte një episod që ndodhi kur ai mbërriti me ekipin në stadium. Siç raportohet nga "Il Corriere della Sera", zemërimi i Mou lindi pasi autobusi i Romës kishte hyrë në rrugën e Olimpicos: trajneri portugez vendosi të mos respektonte urdhrin e policisë për të qëndruar në autobus për shkak të rregullores së rreptë të koronavirusit dhe urdhëroi shoferin të hapte dyert që të zbriste.

Rregulla që mbase bien ndesh pak me faktin se stadiumet tashmë janë të hapura në masën 75%, por për momentin janë të detyrueshme dhe duhen respektuar nga të gjithë anëtarët. Mourinho, i ndjekur nga mjeku i skuadrës, pasi u konfliktua me policinë, hyri në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës pa u ndalur, pavarësisht ankesave të oficerëve të sigurisë dhe në veçanti të një policeje të ngarkuar me menaxhimin e flukseve të hyrjes. Nuk ka pasur kontakte fizike apo ofendime ndaj operatorëve, por, më pas, policia ka kontaktuar me krerët e sigurisë të klubit me të cilët ka pasur një sqarim në fund të ndeshjes.

Romës iu bë e qartë se nuk ishte mënyra e duhur për t'u sjellë në rrethana të ngjashme dhe se autobusi duhej të priste që të përfundonte procedura me ata të Milanit, të cilët hynë më herët, pikërisht për të shmangur çdo kontakt. Por ndaj Mourinhos nuk u mor asnjë masë dhe mbrëmja u mbyll me një shtrëngim duarsh mes policisë dhe drejtuesve të Romës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI