Flash

"Për të marrë Haaland duhen 300 milionë euro": menaxheri i Kross zbulon shifrën që duhet të paguajë Real

Lapsi.al 3 November 2021
"Për të marrë Haaland duhen 300 milionë euro":

Erling Haaland është emri që me shumë mundësi figuron në të gjithë listat e drejtuesve të klubeve më të mëdhenj të Europës. Mosha e kualiteti i jashtëzakonshëm i norvegjezit kanë bërë që për të interesimi të jetë i madh, edhe pse në vijë të parë duket të jetë Real Madrid, që natyrisht nuk është i vetëm në dëshirën për të marrë sulmuesin. Cështja është se një operacion merkato për Haaland nuk ëhstë një fjalë goje, por një investim i vërtetë financiar. I intervistuar nga "Sport Bild", Volker Struth, menaxheri ekspert (përfaqëson edhe Kroos) ka sqaruar se sa një skuadër duhet të shpenzojë nëse do të firmosë me Erling Haaland: "Ka një klauzolë zgjidhje kontrate e, për paketën komplete, me rrogën e 5 viteve e komisionin për menaxherin, flitet për një shifër mes 250 e 300 milionë euro".

Mesatarja e golave për ndeshje e Haaland është absurde e, duke qenë se sapo ka mbushur 21 vjeç, vetëm mund të përmirësohet. Sidoqoftë, pyetja që lind në Gjermani është vetëm një: sa kohë do të qëndrojë në Dortmund? Klauzola që i referohet Struth, është ajo që aktivizohet nga vera e ardhshme e që mund të shërbejë për ta blerë lojtarin për 75 milionë (rreth 90 milionë, përfshirë bonuset). Borussia i ka duart e lidhura, nëse lojtari, përballë një oferte, vendos të shkojë, ata nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë atë.

Në muajt e fundit Haaland, në fund të çdo seance stërvitore, për tu përmirësuar, ndalet dhe stërvitet në goditjet me kokë dhe për të djathtën së bashku me Hummels. Norvegjezi po rritet me shpejtwsi, kjo është arsyeja pse është e vështirë të mendosh se klubet e mëdha nuk do të lëvizin verën e ardhshme (tashmë ka kontakte me Real Madridin). Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Watzke, megjithatë, nuk heq dorë. “Nuk është e thënë se ai do të largohet – shpjegoi ai -. Le të presim verën dhe të shohim se çfarë ndodh. Erling ka çelësin, vetëm ai vendos”.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI