Flash

Fërshëllimat e tifozëve nuk e lënë Ronaldon të japë intervistë, Solskjaer: "Është Michael Jordani ynë"

Lapsi.al 3 November 2021
Fërshëllimat e tifozëve nuk e lënë Ronaldon të

Nata e Gewiss stadium e 180 minutat e luajtura kundër Atalantës i kanë dhënë edhe një tjetër konfirmim Manchester United, a thua se ishte e nevojshme, se mbreti është kthyer. Atalantës i mbeti vetëm të përkulej përpara madhështisë së Cristiano Ronaldos. Pas golit të ndeshjes së parë në triumfin me përmbysje 3-2, kampioni portugez e shpëtoi edhe një herë tjetër Solskjaer me një dygolësh në shtesën e dy pjesëve, dy blitze verbuese që në fund i kushtuan tre pikë të çmuara të besuarve të Gasperinit. “Nuk jemi të lumtur që kemi pësuar edhe një herë dy gola, por Cristiano Ronaldo për ne është si Jordan për Bulls: ai shënon në momentet vendimtare, shënon në finale, është një forcë tërheqëse”, ishin fjalët e teknikut norvegjez.

Diferenca mes dy skuadrave është e gjitha në Mbretin e Champions, i cili me dygolëshin e djeshëm u ngjit në 139 gola. Shifra monstruoze për një djalosh 36-vjeçar që ka ende urinë e një fëmije në hapat e parë.

CR7 pas fishkëllimës së fundit u shfaq në BT Sports për intervistën klasike pas ndeshjes, duke e nisur bisedën për ekipin e tij me një "Ne kurrë nuk dorëzohemi". Megjithatë, gazetari u bllokua menjëherë në komunikimin me portugezin: fishkëllimat e shumta që i drejtoheshin atij nga tifozët e Bergamos nuk e lejuan të dëgjonte pyetjet. Kështu CR7 kërkoi shtyrjen e intervistës, duke respektuar kundërshtarin: "Ne ishim me fat. Por ky është futbolli. Ishte një ndeshje me shumë vuajtje, por ne e bëmë punën tonë". Ronaldo pa dyshim, dicka më pak shokët e tij që pa kontributin e tij nuk i shmangen shumë mediokritetit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI