Flash

Atletico, Simeone i kthehet Klopp: "Shtrëngimi i duarve? Nuk më pëlqen falsiteti"

Lapsi.al 2 November 2021
Atletico, Simeone i kthehet Klopp: "Shtrëngimi i duarve? Nuk më

Në prag të ndeshjes në Anfield, polemika mes Diego Simeones dhe Jurgen Klopp vazhdon, pasi trajneri i Atleticos nuk pranoi të shtrëngonte duart me kolegun e tij nga Liverpooli në fund të ndeshjes së parë. “Nuk më pëlqen të përshëndes në bilbilin e fundit, sepse e kuptoj që emocionet e secilit trajner janë të ndryshme – tha Cholo – Në Angli përdoret si mirësjellje, por nuk jam dakord sepse nuk më pëlqen falsiteti”.

Simeones nuk i pëlqyen as fjalët e Klopp, i cili kishte kritikuar mënyrën e lojës së Atleticos. "Nuk mund të flas për të si person sepse nuk e njoh, mund të gjykoj vlerën e një trajneri të madh që ka bërë një punë të shkëlqyer - shtoi ai në konferencën për shtyp - nuk filloj të gjykoj se si luajnë skuadrat e tjera, kam një kod sjelljeje dhe mes trajnerëve janë situata që duhen respektuar”.

Trajneri gjerman mbeti keq sepse Cholo në përfundim të ndeshjes në Madrid kishte hyrë në dhomën e zhveshjes pa e përshëndetur. "Nuk më pëlqeu ajo që ndodhi - tha ai pas fitores së Liverpool në Wanda Metropolitano - por gjithashtu e kuptoj pse ndodhi. Gjithçka më duket shumë e qartë: doja t'i shtrëngoja dorën dhe reagimi i tij nuk ishte i këndshëm. Ashtu si e imja. Asgjë serioze nuk ndodhi. Me siguri ai ishte i zemëruar për mënyrën se si kishte shkuar ndeshja, sigurisht jo me mua. Nuk mendoj se ka shumë për të shtuar. Herën tjetër që të takohemi, patjetër do të shtrëngojmë duart". Por duke dëgjuar Simeonen, nuk duket se do të jetë kështu.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI