Flash

PSG i tërbuar me Mbappé për intervistën: mund të ketë pasoja në dhomën e zhveshjes e tifozët nuk e duan më

Lapsi.al 6 October 2021
PSG i tërbuar me Mbappé për intervistën: mund të

Intervista e paautorizuar e Kylian Mbappé, e dhënë për RMC Sport dhe l'Equipe, në të cilën ai zbuloi se kishte i kërkuar më kot klubit francez që të shitej te Real Madrid në fund të korrikut, e ka tërbuar fare PSG. Sheikët, në fakt, janë anashkaluar në këtë dalje të sulmuesit dhe kanë frikën se fjalët e tij mund të kenë pasoja në dhomat e zhveshjes. Tifozët janë gjithashtu në një pozitë lufte, të gatshëm për ta fërshëllyer ish-idhullin e tyre në ndeshjet në shtëpi.

Do të jenë javë të vështira për xhevahirin francez, që tani është në grumbullim me ekipin kombëtar të Francës dhe që, kur të kthehet nën Kullën Eiffel, do të jetë nën presion si kurrë më parë. I gjithë faji i intervistave të fundit, në të cilat ai dha versionin e tij të telenovelës së gjatë verore që nuk çoi në transferimin te Real dhe as te rinovimi me klubin parizien. Pra, nga 1 janari, Mbappé më në fund do të jetë i lirë të firmosë me merengues, gjithnjë nëse nuk ka ndryshime të bujshme. Sheikët, të cilët në fund të gushtit i thanë jo 200 milionë euro të vënë në tavolinë nga Florentino Perez, kanë më pak se tre muaj për të bindur lojtarin që të zgjasë kontratën që skadon në vitin 2022, një detyrë vërtet e vështirë, edhe pse një pjesë e stafit të tij shtyn që sulmuesi të presë pak më gjatë para kapërcimit të madh në La Liga. Presioni i Real Madridit është i vazhdueshëm, sirenat për Mbappe vijnë nga të gjitha anët dhe kjo ka irrituar drejtuesit transalpinë, në veçanti drejtorin sportiv Leonardo. Por Blancos nuk janë fare të shqetësuar për këtë gjë...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI